Batuta e Ramës: Italianët i ngjajnë da Vinçit, sa ne Skënderbeut dhe grekët Platonit

Kryeministri Edi Rama ftoi investitorët italianë të investojnë në Shqipëri, e cila në shumë pikëpamje, siç tha ai është një pjesë e panjohur e Italisë.Në forumin e biznesit, me përfaqësinë e federatës së industrialistëve të rinj italianë, të interesuar për të eksploruar mundësitë e investimeve në Shqipëri, Rama e quajti Shqipërinë nga shumë pikëpamje si një pjesë e Italisë. Madje me sytë e të sotmes italianët i ngjajnë Leonardos sa i ngjasojnë grekët e sotëm Platonit, dhe shqiptarët Skënderbeut“Shqipëria në shumë pikëpamje është si pjesë e Italisë, si nga pikëpamja e mendësisë shoqërore, pikëpamje e mendisë shoqërore. Besoj se është një vend ideal për të investuar pa u ndjerë sikur je në një vend të huaj, Çdo Italian që investon në Shqipëri faktikisht investon në një pjesë të panjohur Italie. Cdo ditë që punon me shqiptarët provon se ne jemi faktikisht dy popuj të ndryshëm por një lloj mitologjie, njeriu dhe mitologjie. Sigurisht ju keni Leonardo Da Vinçin ne Skënderbeun por po të shikojmë me sytë e të sotmes ju i ngjani Leonardos sa çingajnë grekët e sotëm Platonit, dhe ne i ngjajmë Skënderbeut sa i ngjani ju Leonardos." tha Rama./Oranews.tv/