Jeta e vështirë e dilomatit Donald Lu: Vullnetarizimi më ndryshoi të ardhmen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara siç nuk e keni dëgjuar kurrë më parë. E nëse e shikoni sot një diplomat të suksesshëm duhet të dini se në të shkuarën e tij fle një jetë e veshtirë, e cila ndryshoi pas një kontributi dhënë prej tij si vullnetar pranë shtresave në nevojë. Kjo eksperiencë ju ofrua të rinjve shqiptarë në Qendrën Rinore, përkrah Ministrit Blendi Klosi.Ambasadori i SHBA, Donald Lu, shfrytëzoi një aktivitet në Qendrën Rinore për të rrëfyer një pjesë të vështirë të jetës së tij, kur kontribuoi vullnetarisht në Afrikë për të ndihmuar shtresat në nevojë.Me emocion, Lu tregon kohën kur e quante veten adoleshent të ndrojtur dhe me mungesë besimi, duke i mëshuar idesë se angazhimi në nisma vullnetare i ndryshoi jetën.Donald Lu: “Unë kam qenë një adoleshent i ndrojtur dhe me mungesë vetëbesimi. Në gjimnaz kam qenë vullnetar në një shkollë për fëmijët që ishin me aftësi të kufizuara. E kujtoj ende kurajën e këtyre fëmijëve të shpalosur çdo ditë teksa vinin në shkollë, merrnin pjesë në aktivitetet sportive dhe e jetonin jetën plotësisht, pavarësisht paaftësive të tyre. Si student universitar kam punuar me persona me aftësi të kufizuara mendore. Ishte e vështirë të ekuilibroje të qenit student i ngarkuar me mësime me të qenit vullnetar, por kisha zbuluar se vullnetarizmi im më sillte një perspektivë krejt tjetër në jetë. Më vjen në mend dhe them se sa me fat kam qenë që kisha ato mundësi që pata. Pasi u largova nga universiteti u bashkova me Korpusin e Paqes në Afrikës në Perëndimore. Këto ishin dy vitet më të vështira të jetës sime. Kam jetuar në një fshat pa energji elektrike, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa tualet me shkarkues uji. Këto përvoja të hershme të të qenit vullnetar më kanë ndihmuar të vendos se ç'do të bëja gjatë pjesës tjetër të jetës. Ato do të më vinin në rrugën ku do të takoja gruan time të mrekullueshme dhe do të rrisnim fëmijët tanë në këtë jetë me aventurën e jetuar në vendet e tjera”.I pranishëm në prezantimin e programit "Vajzat që drejtojnë botën tonë", Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u ndal te roli i grave në shoqëri dhe politikë.Klosi: "Unë ndaj opinionin dhe kam bindjen time personale që Shqipëria është realisht vendi ku vajzat dhe gratë drejtojnë jetën tonë. Unë i takoj atij grupimi që themi se në çdo aspekt të jetës ne kemi vajza shumë të spikatura".Programi "Vajzat që drejtojnë botën tonë" u shërben vajzave për të ndërtuar jetën mbi bazën e aftësive të tyre.