Vritet ekstremisti islamik në Berlin, sulmoi me thikë policen
Një 41-vjeçar me origjinë irakiene u qëllua për vdekje në Berlin pasi goditi me thikë policen.Prokurorët e shtetit thonë se ai ishte një esktremist islamik.Policia raporton se 41-vjeçari kishte qenë më parë i dënuar me burg në vitin 2008 në Stutgart.Ai u lirua me kusht dhe mbante të veshur një pajisje elektrike survejimi të cilën e kishte hequr sot në mëngjes (17 shtator) përpara sulmit.Investigatorët e morën vesh për incidentin pas një telefonate të një dëshmitari ocular.Dëshmitari tha se një person me thikë po kërcënonte njerëzit.4 makina policie arritën në vendngjarje, ndërsa irakieni sulmoni një nga oficeret që doli nga makina.Policët qëlluan menjëherë 41-vjeçarin. Policja që u plagos rëndë me thikë, u dërgua menjëherë në spital nëpërmjet një helikopteri./Oranews.tv/