Duhani i Dumresë, Drejtorja e Doganave: Çdo kultivues duhet të formalizohet

Fermerët e zonës së Dumresë që kultivojnë duhanin, duhet të ligjërohen. Drejtorja e Doganës së bashku me zv/Ministrin e Bujqësisë, në një takim në Elbasan kanë premtuar masa lehtësuese, por duke i mëshuar faktit që kultivuesit, duhet patjetër të formalizohen.Proçesi i formalizimit të kultivuesve të duhanit ka çuar në Elbasan drejtoren e Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu.Në një takim në Prefekturë ku përveç administratorëve të njësive vendore, ishin të përfaqëuar edhe fermerët, u kërkua që përveç futjes në shinat ligjore të tregtimit të duhanit, të caktohet dhe një çmim tavan.Pranvera Fagu: Të gjithë duhet të zbatojnë ligjin, por sigurisht të gjithë strukturat shtetërore dhe gjithë aparati shtetëror është për të ndihmuar këtë lloj formalizimi.Petrit Paja: Mbi 900 hektarë që kanë qenë në shkallë rrethi vitin e kaluar, sivjet ka një rënie rreth 600 hektarë. Shkak i uljes së kësaj sipërfaqeje është çmimi i blerjes për 2014, sepse nga 2500-2900 lekët të vjetra për një kg kosto e prodhimit të duhanit, ra vitin e kaluar në 1500-2200 lekë të vjetra.Zv/Ministri i Bujqësisë, Gjokë Jaku, premtoi liberalizim të tregtimit të duhanit.Gjokë Jaku: “Do të marrim përgjegjësitë tona edhe për të negociuar me pikën e grumbullimit, pse jo për të parë dhe mundësitë e liberalizimit të këtij tregu me operatorë të tjerë. Fermerëve u ëhstë apeluar sot nga Prefekti të gjejnë mundësinë për të pasur dhe ata organizimin e tyre, për të qenë vetë ata operatorë në treg të grumbullimit dhe tregtimit të duhanit”.Zona e Dumresë në Elbasan njihet për kultivimin e duhanit prej fermerëve.