Dekriminalizimi, Rama: Shpikje SHQUP-i s'ka. S'e bëjmë veten tonë lolo

Një ditë pasi qëveria dorëzoi në parlment draftin paralel për dekrimnalizmi, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në  debate të forta në Kuvend."Nxirri dhe të tjerët nga burgu. Përdhunuesit e tjerë e sillini këtu në  parlament" tha Berisha.Demokratët akuzuan qeverinë për prishtje  të konsensusit."Nëse ju ecni duke varrosur konsensusin të jeni të bindur se varrosim stabilitetin e të ardhmen e këtij vendi"Eksponentë të mazhorancës thanë se demokratet prezantuan një nismë të njëanshme dhe se deputetet në komisionin e dekriminalizimit mund të diskutojnë mbi dy drafte të qeverisë dhe opozitës.Edi Rama: E keni variantin tuaj, keni dhe variantin tonë. Merrini, përputhini si të doni, ne jemi gati ta votojmë. Vetëm me kushtin që thashë; Shpikje SHQUP-i jo. Nuk e bëjmë vendin tonë qesharak dhe nuk e bëjmë veten tonë lolo. Ju keni parashikuar 34 verpra ne parashikuar 74 më shumë sesa ju,  kjo s‘është problem për ju"Kryetari i Grupit Parlmentar Edi Paloka, është i bindur se maxhoranca ka vetëm një arsye kur refuzon draftin e saj. U desh vetëm kjo shkëndijë e te ndizet një debat i zankoshëm për Kuvendin.Edi Paloka: "E ka një pikë ku i dhemb shumë. Eshtë pika e vogël e testit të drogës"Edi Rama: "Flisni sikur pini kanabis gjithë ditën"Edi Rama: "Partia mendon për ty dhe ti ha bukë duke i shërbyer partisë dhe duke thënë të gjitha llojet e brockullave që partia ka turp ti thotë vetë, dhe ti jep ty, ti je hallexhi..Të ka rënë edhe një barrë e madhe tani se të kanë vënë edhe përsheshin kryesor se je dhe në emër të grupit kështu që ha përshesh, hallall se vërtet punën që të ka caktuar partia ti e qan."Edi Paloka: "Ke qënë i dështuar gjithë jetën dhe kjo të dhemb sot e kësaj dite, sa arrite u bërë kryeministër për të hapur ekspozita dhe jo për të drejtuar qeverinë"Rama në Kuvend, opozitës: ”Keni ngelur 30 dele bashkë.  E keni bërë zhele fare raportin me arsyen.Pjese te tjera nga debati ne KuvendRama sulmon opoziten për asgjësimin e kanabisit ne kohen e qeverisjes : 7 % keni shkulur dhe ndoshta e keni shkulur me Gaten. dhe flisni droga... droga sikur pini ndonjë.Rama për Berishën: Ju ka ngelur kocka e skeletit të partisë komunisteEdi Rama: Doni projektin. Keni variantin tuaj dhe variantin tonë. Vetëm me kushtin që thashë shpikje SHQUP jo. Kriminelët I përcakton gjykata, jo SHQUP. Problemi është se ju ka ngelur kocka e fundit e skeletit të asaj partisë atëherë dhe ju flisni me gjuhën e kockës, që vjen ikën. Nuk e përcakton partia kush është I dënuar por gjykata. Dhe ju them në momentin kur ka qoftë dhe një vendim gjykate të shkallës së parë funksionari pezullohet.Balla akuzon PD se duan të bëjnë komision verifikimi me Agron Kuliçin në krye Balla: Duan të bëjnë një komision verifikimi dhe Agron Kuliçi të jetë kryetar dhe ai të thotë kush janë kriminelët këtej se andej (PD) nuk ka.Debate Berisha- Felaj Fillimisht debati ishte mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministres Ermonela Felaj janë përplasur në Kuvend në lidhje me komisionin. Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se nuk mund të shkrihet një komision i posacëm që është miratuar nga parlamenti.Ndërsa nga ana tjetër Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj duke mbrojtur projektligjin e qeverisë tha se Komisioni i posacëm është shndërruar në një tavoline ku bëhet propagandë dhe se nuk zbatohet ligji.Sali Berisha: Denoncoj këtu para jush aktin e pashembullt në 24 vite prulariziëm aktin e djeshëm në të cilin, kreu i meduzës, kreu i krimit të organizuar në Shqipëri shkelmoi në mënyrë banditeske vendimin e parlamentit, shkelmoi ligjin e parlamentit, shkelmoi kushtetutën e vendit, e cila nuk i lejon qeverisë ti heqë nga duart parlamentit ligjet që ai drafton. E ndalon me një nen të posacëmPor unë shtroj një problem më themelor. Në morine  e kundërshtimeve, të akuzave dhe kundër akuzave më e rënda e të gjithave, më antikombëtarja është shkelmimi i besimit.Fibra e besimit është kushti i kushteve për të qëndruar demorkacia, sado e polarizuar ka qenë jeta politike në Shqipëri, sado probleme ka patur marrëveshja politike nuk ka munguar. Ata të cilët me gjakftohtësit i hedhin një sy historisë së pluralizmit ajo është dominuar nga marrëveshja, Është konsensusi që kurrë  nuk që i pëlqen, por që e pranon për një interes jashtë teje. Është konsensusi që në këtë parlament ka përcaktuar cdo vendim të madh, i ka dhënë mundësinë hapave të tjerëve të rëndësishme.Nëse ecim duke varrosur konsesnsuin të jeni të bindur se ne varrosim demokracinë në këtë vend, stabilitetin dhe këtu zoti kryetari i kuvendit ke një përgjegjësi të madhe. Nëse i përmbahesh në mimimum kushtetutës këtë akt të djeshëm nuk mund ta lejoje. Me asnjë lloj mekanizmi, që të arrije të shkrije komisionin e votuar në parlament.Ermonela Felaj: Ky komision nga dhjetori ka bërë jo më shumë se 4 mbledhje. Më 4 shtator i keni dërguar kuvendit dy drafte. Ironia e sjell që propozimin e bën 1/5 e deputetëve pra duhen 28 deputetë nga opozita.Ai komision është një komision që nuk prodhon asgjë, tavolina e atij komisioni është shndërruar në tavolinë ku bëhet propagandë.  Ligji ynë ndalon të dënuarit të zgjidhen në funksionet publike. A jeni dakord me këtë? Nëse po na e thoni dhe të ecim në këtë drejtim. Ju kërkoni që ndalimi të jetë vetëm për 43 vepra penale. Ligji ynë ndjek parimin dhe frymën. Ligji juaj është për përdorim politik të çastit. Ligji nuk mund të ndërtohet në mënyrë selektiveberisha ramaaa/Oranews.tv/