Basha: Ndryshime kushtetuese për dekriminalizimin, Rama mentalitet “Haxhi-Qamilist” me ndërkombëtarët. Planifikojmë protesta
"Parlamenti me gjuhën e plumbave" ishte tema e parë që çeli sezonin e ri të emisionit të “Të Paekspozuarit".Kreu i opozitës, Lulzim Basha zgjodhi studion e emisionit "Të Paekspozuarit" të Ylli Rakipit për të folur mbi situatën e acaruar politike në vend, marrëdhëniet brenda partisë, qëndrimin mbi punën e qeverisë dhe apelin e ndërkombëtare për dekriminalizimin.Në pjesën e parë të emisionit është transmetuar dokumentari “Parlamenti; Me gjuhën e plumbave”, dëshmitë e banorëve të cilët tregojnë për përplasjen fizike dhe me armë të deputetit të Laçit, Armando Prenga dhe familjes Cali nga ku mbetën të plagosur shtatë persona.Drama sociale e peshkatarëve të lagunës dhe tenderi që betonizoi mushkëritë e Patokut, janë shembulli më praktik i korrupsionit, krizës ku është përfshirë vendi dhe Shqipërisë si shtet privat dhe oligarkik.Më pas biseda u zhvendos në studio, ku për rreth 2 orë shefi i opozitës Basha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Rakipi mbi çështjet kryesore që shqetësojnë sot politikën në vend dhe të huajt që na monitorojnë.Basha: Prenga u kandidua si deputet për rekordet kriminale, asnjë ditë në PSGazetari Ylli Rakipi pyet kreun e PD-së, pse kjo retorikë pse kjo tejzgjatje, ka nisur gjithçka një vit më parë, çfarë ndodh? Retorika është shumë e madhe s’ka as marrëveshja as platformë?Kreu i PD-së është përgjigjur se "Njerëz konkretë, banorë të Kurbinit, peshkatarë jetët e të cilëve në një ditë të papritur morën një rrugë të tmerrshme, u goditën nga krimi, me figurën e Armando Prengës.“Futja e personave me rekorde kriminale, me detyrë më të larta shtetërore, siç është roli i Kryebashkiakut, kjo s’ka bërë vaki ndonjëherë. Pse nuk po avancojmë dhe po vetëshpërthejnë zyrtarët me rekorde kriminale. Pamë zëdhënesen e grupit parlamentar socialist, e vërteta që nuk i fshihet laçianëve është që Armando Prenga s’ka qenë asnjë ditë në Partinë Socialiste, janë marrë janë përzgjedhur nga Edi Rama në fushatë elektorale në zona të vështira për PS dhe janë futur pa asnjë veti tjetër, përveç rekordeve kriminale".
Të inkriminuarit, Basha: Jemi opozita jo SHISH, informacionin kryesor e japin qytetarëtGazetari Rakipi pyet dhe insiston duke pyetur kreun e PD: Ju keni shpallur si të inkriminuar vetëm në parlament 19 persona. Katër prej tyre kanë vetëeksploduar, cilët janë të tjerët?Ti dimë këta emra.Basha: "Detyra jonë si opozitë është ti denoncojmë rastet, po detyra më e rëndësishme është ti verifikojmë. Opozita ka kërkuar verifikim të shenjave të gishtërinjve.Opozita vepron në mënyrë insitucionale, ne këkrojmë sipas ligjit që këta persona pasi të verifikohen, të përjashtohen nga parlamenti, bashkitë administrata e lartë, kemi një vit që e kërkojmë.Përgjigjia nga kreu i opozitës, nuk mund të jetë një përgjigje gazetareske, e kërkoj me të drejtën e sovranit, instrumentet ligjor që në çdo studio të vijnë të verifikuar pas një proçesi ligjor.Ne nuk jemi Shërbimi Informativ ne jemi opozita, informacionin e kemi nga burimi më i çmuar, qytetarët, mbledhin fakte i bëjmë publike".Basha: Për dekriminalizimin janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese“Këtë çështje shumë të rëndësishme për demokracinë, jam i hapur dhe kam propozuar, para disa muajsh, që ne detyrë parësore kemi ti kthejmë demokracinë qytetarëve. Janë të nevojshme edhe ndryshimet kushtetuese.Unë kam një përkushtim, për një politikë të pastër, të afrohet parlamenti me qytetarët, pasi është krijuar një hendek i pakapërcyeshëm. Deputetët në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët", ka deklaruar Basha.Basha: Të inkriminuarit nuk kanë strehë në PD, do ngremë KomisionRakipi pyet kreun e opozitës, se cilët janë të inkriminuarit e PD.Basha përgjigjet duke thënë se “ka një përkushtim para shqiptarëve që në PD të inkriminuarit nuk kanë strehë dhe nuk do të gjejnë strehë. Nëse në PD jo një Ambasador por një qytetar qoftë ky votues ose jo i PD sjell shqetësimin se një funksionar i saj në kuptimin e partisë apo nivel lokal, ka të dhëna kriminale, PD deri më sot ka ndërmarrë një proçes të hapur hetimi për çdo pretendim të tillë. Ndaj një rasti të tillë kemi tërhequr kandidatin. Komisioni i përhershëm i integritetit në PD po përzgjedhja ime për këtë Komision është Halim Kosova. Ka për detyrë që të hulumtojë çdo ankesë të çdo funksionari të PD dhe nëse vërteton elementë të një të kaluare apo të tashme, të ndërmarrë largimin e këtij personi”.Rakipi insiston për emra konkretë të inkriminuarish dhe kërkon përgjigje nga kreu i PD-së për të inkriminuarit, për Laçin dhe për zona të tjera të Shqipërisë.Basha: Them me përgjegjësi të plotë, në grupin parlamentar të PD me rekorde kriminale dhe ndjekje penale nuk ka.Nëse informacioni im rezulton i gabuar, unë e kam provuar dy javë pas zgjedhjeve, marr vendime edhe pas zgjedhjeve.Rakipi: Kë keni deputet në këtë zonë?Basha: Mëhill Fufi person që sipas të gjitha kontrolleve nuk ka asnjë dosje të hapur apo të mbyllur. Nëse provohet me një dokument të vetëm se në grupin parlamentar apo në çdo lloj niveli ka njerëz të inkriminuar do ti qendroj vendimeve të mia.Basha: Rama çau me banditë dhe jo ofertë në zonat ku PS ishte e dobëtGazetari Rakipi pyet kreun e Partisë Demokratike kur u zhvillua hyrja e të inkriminuarve.Basha i është përgjigjur duke thënë se “ duke ia lënë përzgjedhjen e kandidaturave partive, ato do të merrnin përgjegjësi për të mos përfshirë të inkriminuarit. Debate nga PD drejt PS si vinë këta njerëz, këta ish-policë.Në 2008 z.Berisha dhe z.Rama u ulën dhe thanë edhe për këtë arsye do të ndryshojnë sistemin. Në zgjedhjet e 2009 Edi Rama e nisi me emërimin e Prengës dhe nën moton “Qelbësira të Shqipërisë bashkohuni në ato zona ku ka vështirësi historike për votën”, në vend që të çante me ofertë, çau me banditë.Basha: Rama shpërfill shqetësimin e ndërkombëtarëve me mentalitet “Haxhi-Qamilist”“Kemi parë intensifikim të diplomacisë amerikane, intesifikim të diplomacisë europiane. Shpërfillja që Edi Rama i ka bërë është një mentalitet “haxhi-qamilist”, çmë duhet mua çthotë Washtingtoni kur unë kam Artur Bushin dhe Elvis Roshin. Mentaliteti mosreagues, qëndrimi i tij në pushtet me çdo kusht, duke futur kriminelë në parlament dhe bashki. Futja e kriminelëvë degjeneron në këto përmasa”.Biznesmenët në Parlament, Basha: Shumica shushunja të aseteve të shqiptarëve.Si KoçoRakipi pyet kreun e PD se përse ka biznesmenë në parlament.Basha përgjigjet duke thënë se “arsyeja e pranimit të tyre është, se nuk janë të gjithë biznesmenë, shumica janë shushunja të aseteve të shqiptarëve si rasti i Koço Kokëdhimës, këta s’kanë asnjë motiv përveç thithjes së miliona eurove të shqiptarëve, nga tatimet, nga Albpetroli, nga laguna, nga dogana. Shqiëpria është si laguna, unë i them shteti zuzar, ky është shteti me dy standarte ligji, kërbaçin për qytetarët dhe evazionin për klientët. Ka pasur probleme në të kaluarën, nuk e mohoj. 200 milion euro mungojnë nga kasa e shtetit në periudhë janar-gusht, e kam ngritur vazhdimisht. Ku janë këto para, mbi 50 milion euro që mungojnë nga akciza e duhanit. Dëshmitë tronditëse kanë ardhur në PD, tonelatat e duhanit që kalojnë nga oligarkët e lidhur me pushtetit. E njëjta gjë me naftën që mbetet më e shtrenjta në Ballkan.Basha: Raporti i OSBE për politikanët, dosja e Ramës për MetënGazetari Rakipi pyet zotin Basha: Ditët e fundit është folur shpesh për një të ashtëquajtur raport të OSBE-së. Në fakt ajo është një memo për qarkullim të brendshëm e cila trazoi shumë ujëra në politikën dhe median shqiptare. Është komentuar fakti që emri juaj nuk ishte në këtë listë. Çfarë menduat kur e patë dhe e konstatuat këtë fakt? A e pranoni këtë raport?Basha përgjigjet se “në shqetësimet tona si opozitë padyshim është korrupsioni dhe akuzat e përbindshme, Rama ka çuar një dosje për Ilir Metën në Gjermani me akuza për tentativa për likuidim dhe kjo është botërisht e pranuar. Gazetarët më kanë thënë që Edi Rama ka çuar dosje në Berlin dhe Bruksel, Ilir Meta dhe Edi Rama kanë akuzuar njëri-tjetrin në mënyrë të vazhdueshme.Këto janë të reflektuara në këtë material. Sali Berisha del dhe flet mbi këtë raport, ndërkohë që Rama dhe Meta nuk reagojnë. Sali Berisha me këtë thotë që nuk diskuton kredibilitetin e këtij raporti. Basha: Reformë në drejtësi, jo kapje politikeDuke u nisur nga formimi i kreut të opozitës, jurist, gazetari Rakipi e pyet lidhur me reformën në drejtësi.Kreu i PD-së, thotë se maxhoranca thotë se është totalisht hajdute."Drejtësia nuk ju vjen aq shpejt sa duhet, shpesh nuk i vjen fare dhe nuk u vjen me çmimin që duhet ti vijë. Korrupsioni është individual për çështje të caktuara ku qytetari paguan nën dorë dhe vendimet favorizojnë atë që paguan më shumë, ky është problemi kryesor në drejtësi. Opozita pranon një pjesë për zgjedhjen e personave që ka zgjedhur në postet më të mëdha, e pranojmë përgjegjësinë. Sitemi degjeneroi në 2007-2012, sipas të dhënave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ne këto qendrime i kemi mbajtur. Personat përgjegjës sot janë aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës, por a ka interes ai që të reformojë drejtësinë? Apo ka interes që korruspionit individual ti shtojë korrupsionin politik, kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ishte i PS.Reformë në drejtësi, por jo kapje e drejtësisë nga pushteti”.Basha përshëndet demokratët e LazaratitGjatë intervistës Basha ka dhënë disa deklarata sa i takon trafikut të narkotikëve, duke sqaruar se Republika e Lazaratit, Malësia e Madhe, lumi i Vlorës dhe Malësia e Krujës, të faktuara nga ndërkombëtarët, këto janë evidentuar si zona problematike.Basha: “Strategjia jonë ishte e ndryshme nga kjo që pretendojnë ata. Janë demokratë dhe i përshëndes nga zemra lazaratasit. Ne nuk i lejonim të kultivonim me RENEA-n, iu prisnim ujin, shiko raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan. Ne s’kishim bosë droge oficerë policie”.Basha: Ja arsyet e humbjes së thellë të demokratëve në 21 qershorGazetari Rakipi pyet kreun e PD se përse kjo humbje e thellë në zgjedhjet e 21 qershorit.Basha: “Pati intimidim, blerje masive të votës, keqpërdorim të shtetit nga dyshja Rama-Meta. Nuk ka në asnjë raport togfjalësh, zgjedhje të lira dhe të ndershme, pati vullnet për të kapur me çdo kusht pushtetin. Pati zona ku PD performoi shumë mirë, pati zona ku presioni bëri diferencën mes fitores dhe humbjes, pati zona ku ne ceduam”.Ndarja e re e Shqipërisë, Basha: Parashikohet gjendje e vështirë për BashkitëKreu i PD-së, ka deklaruar se parashikohet një gjendje shumë e vështirë për Bashkitë në muajt në vijim, si pasojë e ndarjes së re territoriale.Basha: "Shqipëria kishte shumë komuna dhe bashki, por nga ana tjetër kam kërkuar dy gjëra, që rindarja e Shqipërisë të bëhet në pyetje me qytetarët dhe të bëjmë edhe ligjin për pushtetin vendor. Ne s’dimë çfarë kompetencash, buxhet, sa grante, mbledh çfarë taksash. Nga njëra anë nuk u pyetën qytetarët dhe nga ana tjetër kjo hartë ka prodhuar një problem me menaxhimin e territorit. Ne do ti kthehemi një ndarje. Cilësia e shërbimeve që ofron bashkitë e reja, do të përkeqësohet shumë më shumë".Berisha drejtues i PD? Basha: Unë Kryetar i PD pa asnjë kufizimRakipi: Z. Basha, krahas zërit të dhjetra-mijëra anëtarëve të PD ka edhe një zë të një anëtari të thjeshtë, siç thotë ai, Sali Berishës. Por ndërkohë kundërshtarët dhe analistët nënvizojnë që Berisha e drejton këtë parti. C'mendoni?Basha: “25 vite në politikë, themelues drejtues, ish-kryeministër, president, një figurë politike që vazhdon të rrezatojë si një deputet tepër aktiv në parlament dhe qytetar aktiv në rrjetet sociale. Por unë të garantoj se përgjegjësitë e mia si kryetar i PD i kryej pa asnjë kufizim as nga Sali Berisha. Përgjigjem para votuesve të ardhshëm që dua ti siguroj se çdo besim i investuar te PD është i hipotekuar te kryetari i saj Lulzim Basha”.Basha: Planifikojmë protesta, qeveria shurdhe para zërit tonë në KuvendBasha: “Kemi protesta në plan, se kjo qeveri është shurdhe para zërit tonë në parlament prandaj i bëjmë thirrje qytetarëve, sepse qeveria duhet të përgjigjet, protestat janë një mjet që kemi përdorur por qëllim janë objektivat politike. Ne jemi opozitë, por edhe alternativë”.Akuzat për Durrës-Kukës, Basha: Jam i pafajshëm me vendim gjykateRakipi pyet a është Ilir Meta i inkriminuar?Basha përgjigjet: Çdo gjë që kemi ngritur kundër Ilir Metës ka qenë e faktuar. E akuzoi Tom Doshi, e ka akuzuar avokati Clifford Chance për marrje rryshfeti, ne kemi thënë jep dorëheqjen.Ne kemi thënë shko para drejtësisë. Standardi europian është jep dorëheqje.Rakipi: Z. Basha, ndaj jush ka pasur një hetim për korrupsion, dosje e cila asnjëherë nuk arriti në gjykatë në kohë dhe asnjëherë nuk u gjykua (rruga Durrës-Kukës). Mazhoranca shpesh e përdor këtë çështje për të zhvlerësuar aksionet tuaja në politikë. A jeni sot i gatshëm ti nënshtroheni një hetimi të ri për këtë çështje?Basha: "Kam qenë, jam dhe do të jem i hapur për hetim për çështje ku unë kam përgjegjësi.Ka tre aspekte, sa herë përballet me akuza që si jep dot përgjigje përdor atë që njihet taktika e degjilitimimit të kundërshtarit, ai hap dosjen, e dyta për çfarë bëhet fjalë. Media për fat të keq gëlltisin një çorbë të prishur. Unë në kam kërkuar heqjen e imunitetit tim. Jam politikani i parë prej vitit 2005 që kërkova heqjen e imunitetit dhe hetim nga prokuroria.Shkova dhe dëshmova vullnetarisht. Vinin dhe merrnin firmën në këto dy vjet dhe nuk konkluduan dot për një akt- akuzë. Është gjykuar nga gjykata e lartë me pesë gjyqtar, mund ta hapni vendimin në internet. Është e pafalmshme që prokurori kërkon heqjen e imunitetit dhe nuk materializohet akuza. E treta ka të bëjë me përballjen time me Edi Ramën. Jam krenar për Durrës- Kukës”.Rakipi: A do të jeni i gatshëm të qeverisni me Partinë Socialiste.Basha: “Vendimet i merr populli është populli që ndikon me votë. Ne do të mbështesim, s’do bëjmë kulisa në kurriz të luftës së korrupsionit, PD nuk bën kompromis për situatën aktuale për të përfituar në kurriz të dekriminalizimit dhe korrupsionit”.