Debate për ligjin e arsimit të lartë, opozita e kundërshton

Ka nisur në Kuvend seanca parlamentar ku në fokus të diskutimit është ligji për arsimin e lartë, i kthyer nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për rishqyrtim.Në emër të opozitës, deputeti i PD, Luçiano Boçi ka kritikuar dhe ka kundërshtuar këtë ligj duke argumentar se shtetit do të marrë nën kontroll të gjithë sistemin arsimor.“Me këtë ligj, arsimi i lartë vendoset nën kontrollin e ekzekutivit”, ka thënë Boçi, i cili më tej ka kritikuar edhe vendosjen e tarifave dhe mospërcaktimin e përqindjes së GDP-së për buxhetin e arsimit.Ndërsa deputeti i PS, Musa Ulqini sqaroi se, tarifat e vendosura në sistemin e arsimit të lartë ekzistojnë prej vitesh dhe se përqindja e GDP-së për buxhetin e arsimit nuk mund të vendoset.