Taksitë në Europë protestë përpara zyrave të BE kundër aplikacionit UBER

Qindra taksi nga mbarë Europa protestuan në Bruksel kundër aplikacionit UBER, të cilin e akuzojnë se po konkuron në mënyrë të pandershme duke anashkaluar madje edhe ligjet lokale. Taksitë parakaluan me shpejtësi të ulët përmes kryeqytetit belg drejt rrethrrotullimit Shuman, në afërsi të institucioneve të Bashkimin Europian.Unioni Belg i Puntorëve të Transportit deklaroi se afro 1.200 taksi, të cilat vinin nga Franca, Britania e Madhe, Zvicra dhe Spanja morën pjesë në protestë. Që prej lançimit të aplikacionit katër vite më parë, UBER është përballuar me shumë çështje gjyqsore në vendet e BE-së.Shoferët e taksive shprehen se UBER nuk rrespekton terma ligjorë që kanë të bëjnë me sigurinë, taksat dhe liçensimin."Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ata po na marrin klientët duke bërë skonto nga 10 deri në 30 euro për çdo udhëtim. Jemi gjithashtu në dijeni se ata kanë punësuar shoferë të cilët përdorin makina private. Bilanci i fitimeve të tyre e ka kaluar shifrën 50 milardë dollarëve."Dy javë më parë UBER lançoi shërbimin UBER X në Bruksel, edhe pse nuk ka pezulluar akoma veprimtarinë e shërbimit të paliçensuar Uber POP. Një anketë e publikuar nga gazeta belge "La Libre" tregoi se vetëm 7% e qytetarëve ishte pro mbylljes së aplikacionit.