Godet 12 herë me thikë kushëririn inspektor të IKMT, autori në kërkim

Një 32 vjeçar me detyrë inspektor në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Territorit është vrarë pasditen e 16 shtatorit në banesë pas një konflikti me kushërinin e tij. 

Viktima Milazim Shehu është plagosur me thikë pas konfliktit që ai ka pasur në banesën e tij me kushëririn shtetasin G.Sh, 32 vjec për motive ende të paqarta.  

Rreth orës 19:00 i riu është dërguar në një spital privat por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. 

32 vjeçari humbi jetën në orën 00:50 të ditës së sotme. 

"Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autor i këtij krimi është  shtetasi G.Sh i cili është shpallur në kërkim". Nga kqyrja e kufomes me trupin e këtij shtetasi vërehen 12 dëmtime me mjete prerëse (thike) i cili ka prekur zemrën"-informon policia paraditen e 17 shtatorit.