Ish të përndjekurit përplasen me policinë, tentojnë të prishin bunkerin

Ndërtimi i një bunkeri antiatomik prapa ministrisë së Brendshme veper arti e porpozuar si projekt nga qeveria shkaktoi reagimin e ashpër te ish të burgosurve politikë të u përleshen me policinë gjatë një proteste ku kërkohej shembja e tij. Bunkeri thonë ata përfaqëson rikthim të simboleve të diktatorit Enver Hoxha.Njoftimin për ndërtimin e bunkerit antiatomik këshilltari i kryeministrit për territorin Artan Shkreli e ka dhënë që në muajin mars gjatë një interviste për Ora News.Por nuk kaloi në paqe ndërtimi i këtij bunkeri pas ambjenteve të Ministrisë së Brendshme që të enjten në mesditë, 17 shtator 2015, u kthye në vatrën e një proteste qyttare që drejtohej nga kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politikë.“Nuk flitet vetëm për dekriminalizim të viteve 2013, por flitet për komunizimin. Parlamenti shqiptar është shtet komunist. Balili I vogël Saimir Tahiri ndërton një bunker përballë balilit tejtër Erion Velisë që krenohej në Pezë”Ish të burgosurit politikë tentuan të ndërhyjnë edhe në pjesën ku po ndërtohet bunkeri i cli për arsye siguri ishte mbulur me mjete të forta.ish të burgosurit thanë se protestat do të vijojnë deri në shembjen e bunkerit, simbol i diktaturës komuniste.Kjo vepër ideuar për tu ndërtuar nga qeveria shkaktoi një valë zemërimi edhe në rrjetet sociale, pas njoftimit nga këshilltari i kryemistrit Artan Shkreli, I cili sot e kishte hequr foton e bunkerit nga profile I tij në fb.[caption id="attachment_581555" align="alignnone" width="640"]protesta te bunkieri _ Ne foto : Perleshja midis policise dhe protestuesve[/caption]