Nishani: Individë nga institucione shtetërore po hetojnë jetën time private
Presidenti i Republikës Bujar Nishani lëshon akuza të rënda në drejtim të strukturave shtetërore se po mundohen të gërmojnë në jetën private të tij dhe të familjes.Individe brenda instutucioneve shtetërore janë investuar për të hetuar jetën private të Presidentit të Republikës. ““Ka dëshmi dhe prova se punonjës të institucioneve shtetërore po hetojnë jetën time private në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Nishani mbrëmë në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në "Opinion" në TV Klan.Ai e quajti të turpshme situatën në Parlament dhe se përgjegjësia I takon atyre që I kanë futur në lista“ Situata në Parlament është e turpshme. Njerëz të inkriminuar të jenë pjesë e vendimarrjes në parlament dhe të shoqerise shqiptare. Përgjegjesia i takon atyre qe i kane futur në lista” tha Nishani.I pyetur pse ktheu ligjin e arsimit të lartë kreu i shtetit u përgjigj: E ktheva sepse kufizon aksesin e të rinjve në arsimin e lartë./Oranews.tv/