Llalla: "Bizneset e realizojnë evazionin fiskal me punonjës tatimorë"

"Bizneset e realizojnë evazionin fiskal me punonjës tatimorë. Ne do të vijojmë të kryejmë hetime të plota si për shkelësit e ligjit dhe zyrtarët publikë."Deklarata u bë nga kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë ceremonisë së firmosjes së një memorandumi bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.Prokuroria do të ofrojë asistencë grupeve në terren"Në bazë të marrëveshjes së sotme prokuroria merr përsipër të mbështesë grupet e verifikimit në terren lidhur me asistencën ligjore dhe shkeljet që mund të kosntatojnë lidhur me evazionin fiskal" tha Llalla.Rama: Do ndalim evazorët e mëdhenjKryeministri Edi Rama e quajti të domosdoshëm memorandumin e firmosur sot për të luftuar evazorët e mëdhenj. Gjithashtu në këtë aksion do të ketë përballje dhe me gjykatësit e korruptuar.Edi Rama: Ky memorandum në themel të vet ka bashkëpunimin e fortë mes tre institucioneve për të çuar në identifikimin dhe ndalimin e evazorëve të mëdhenj në radhë të parë dhe goditjen e krimit financiar që për më shumë se 20 vite nuk është prekur kurrë në Shqipëri. Asnjë gjykatës nuk duhet të mendojë se drejtësia vonon gjithmonë. Të jenë të sigurtë që drejtësia nuk do i harrojë ata"Shkelësit e ligjit dhe zyrtarët publikë para ligjit Adriatik Llalla: Prokuroia vlerëson këtë marrëveshje me qëllim goditjen e informalitetitet. Vijmë në këtë takim në bazë të një plani të mirëpërcaktuara. Dy vjet më para Prokuroria ishtë pjesë e nënshkrimit  të marrëveshjes për tregun energjitik. në bazë të marrëveshjes u arrit të viheshin përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Në të gjitha rastet ndaj shkelësve të ligjit u morën masa dhe u bënë publike. Këto masa ishin shkaqet kryesore që ndërprenë fenomenin e jashtëligjshëm.Edhe në këtë marrëveshje mendojmë se bizneset e realizojnë evazionin fiskal në bashkëpunim me punonjës tatimor ose doganor. Në të gjitha këto raste ne do të vijojmë të kryejmë hetime të plota si për shkelësit e ligjit, biznesit dhe zyrtarët. Pra të gjithë do të vihen para drejtësisë. Mbështesim grupet e verifikimit në terren. Në të gjitha rastet do të merren masa ndëshkuese. Detyra e institucionit tonë është edhe respektimi i të drejtave të njeriut, të qytetarit dhe të binzesit. Ne besojmë se biznesi është partner i shtetit.  Qytetarët janë të mirëpritru të denoncojnë cdo rast. Evazioni fiskal do të ndëshkohet sipas ligjit.Memorandumi shtysë për hetimin financiarSaimir Tahiri: Ne ecim me bindjen që krimet në fushën financiare ndonëse nuk bëjnë krisma kanë dëm të madh ndaj shtetit dhe shoqërisë. Me këtë marrëveshje biem dakord për të bashkuar forcat për ti dhënë shtysë hetimet në fushë financiare. Kjo në kuadër të formalizimit të ekonomisë. Do të bëjmë cështë e mundur që të vëmë para përgjegjësisë ata që krijojnë vepra penale që vrasin shtetin dhe të ardhmen që janë krimi ekonomik dhe ai financiar. Ne do jemi në dispozicion të këtyre hetimeve. Është e domosdoshme të krijojmë fokusin tek formalizimi i ekomimisë.Aksioni nuk ndaletShkëlqim Cani: Në e quajmë reformë, kërkojmë mirëkuptimin e biznesit që mos kujtojë se është një cëshjte që do të ndizët dhe do të shuhet brenda javësh. Kjo do të vazhdojë që cdo kush që ka detyrim për të paguar duhet ta bëjë.Dua të falenderoj  bizneset e vogla që i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për përshtatjen e këtij ligji. Deri në fund të vitit nuk do të jenë më shumë se 30 mijë biznese të paregjistruar. Ka në një ditë marrje kasash aq se merrej në një muiaj. Kuponi tatimor është rritur me 50%Janë rritur faturat tatimore të biznesve të mesme dhe të medha. Ka edhe regjistrim të punonjësve. Me këtë ne jemi në gjendje të realizojmë objektivat dhe shqiptarët të kenë zbatim të ligjit.