Basha pas takimit me Lu: Të bëhet dekriminalizimi ose vendimi me qytetarët
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paralajmëroi se çështjen e dekriminalizimit opozita do ta zgjidhë me popullin, nëse mungon vullneti nga ana e mazhorancës. Basha foli pas një takimi që pati me Ambasadorin amerikan Donald Lu në selinë blu.Në mesin e debateve për çështjen e dekriminalizimit, Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Pas bisedës që zgjati rreth një orë, kryetari i opozitës paralajmëroi se në mungesë të vullnetit të mazhorancës, PD do ti drejtohet popullit për miratimin e ligjit që ndalon kriminelët të vijnë në pushtet.Lulzim Basha: "Janë takime intensive, ditë konsultimesh me partenerët tanë. Dekrimnalizmi, pra largimi i kriminelëve nga parlamenti nga pushteti vendor është prioriteti i Shqipërisë. PD dhe unë jemi të vendosur për ta çuar deri në fund. Kemi mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve. Jemi të vendosur që të ndërmarrim të gjitha hapat. Fokusi ynë mbetet zgjidhja instuitucionale brenda kornizës së marrëveshjes së 24 dhjetorit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin për të gjetur rrugën e përbashkët në mënyrë që Ligji për dekrimalizimin të jetë një ligj efektiv dhe jo një ligj kozmetik. Një ligj që vërtet bën për personat me rekorde kriminale të garojnë apo të mbajnë funskionet publike. Nëse qeveria e ka vullnetin të punojë mbi këto parime, në kemi mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve, nëse jo opozita do të marrë vendim me qytetarët. Dekriminalizmi do të bëhet, mirë është të bëhet me vullnetin të të gjitha palëve, nëse jo do të bëhet edhe përkundër vullnetit nga ana e qeverisë edhe kryesisht të kryeministrit Rama".Kreu i selisë blu tha se opozita ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare për këtë çështje jetike për shqiptarët që sipas tij duhet të zgjidhet sipas marrëvshjes së arritur në fund të majit mes forcave politike. /Oranews.tv/