Vuçiç thirrje BE-së për të reaguar ndaj sjelljeve brutale të Hungarisë ndaj emigrantëve

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç akuzoi sot (16 shtator) Hungarinë fqinje për sjelljen brutale dhe aspak europiane ndaj emigrantëve në kufirin e tyre të përbashkët.Vuçiç i bëri thirrje Bashkimit Europian të reagojë menjëherë.“Ne nuk do të lejojmë askënd të na poshtërojë. I bëj thirrje Bashkimit Europian të veprojnë dhe anëtarët e saj të sillen në përputhje me vlerat europiane,” tha Vuçiç për televizionin shtetëror serb gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Nëse BE-ja nuk vepron, ne do të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur kufijtë tanë dhe vlerat europiane gjithashtu,” tha ai.Më herët, policia hungareze u përlesh me refugjatët në pikën kufitare me Serbinë.