Nis shitja, ja si mund t'i blini online biletat për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Nis shitja e biletave online për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet më 8 tetor 2015 në stadiumin “Elbasan Arena”.Federata Shqiptare e Futbollit përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj bën me dije se të gjithë tifozët e interesuar për ta parë ndeshjen në stadium mund t’i blejnë biletat online në linkun https://bileta.fshf.org/biglietteria/listaEventiPub.do?lang=sqNdeshja Shqipëri-Serbi është e vlefshme për kampionatin europian Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.FSHF ka njoftuar se builetat për ndeshjen do të jenë të përsonalizuara. Në stadium nuk do të hyjë asnjë person me biletë që nuk ka emrin e tij.Sipas FSHF-së, listat e personave të pajisur me biletë do i kumonikohen policisë së shtetit.Çmimet e biletave per kete ndeshje jane si me poshte:Tribunat C2, G2 = 1.000 lekeTribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekeTribunat D, F = 2.000 lekeTribuna E = 3.000 lekeTribunat B1, B5 = 6.000 lekeTribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekeTribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke
/Oranews.tv/