Aksident në “Qafë-Hardhi”, 70-vjeçari përplaset nga makina, në gjendje të rëndë
Një 70-vjeçar u dërgua në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi u përplas nga një automjet.Aksidenti u shënua në lagjen “Qafë-Hardhi” rreth orës 15:00, kur automjeti tip Wolksvagen me targë AA 887 ED që drejtohej nga Arjan Hoxha, përplasi 70-vjeçarin me inicialet P.D nga qyteti i Pukës.Ishte vetë drejtuesi i mjetit Hoxha dhe kalimtarët e rastit që i erdhën menjëherë në ndihmë të moshuarit, duke e dërguar me urgjencë në spitalin verior.Për 24 orët në vijim, i moshuari do të qëndrojë në repartin e reanimacionit në terapi intesive, për shkak se plagët e marra nga përplasja me automjetin kanë qenë të shumta.Bluzat e bardha e cilësojnë kritike gjendjen e të moshuarit, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë rrugore të shoqëruar edhe nga grupi hetimor.Ato kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë skemën e këtij aksidenti, ndërkohë që është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit Hoxha.Sipas grupit hetimor, dyshohet se i moshuari i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga Hoxha duke u përplasur me të.Përveç drejtuesit të mjetit në pyetje po merren edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes.[caption id="attachment_580315" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku u aksidentua i moshuari[/caption][caption id="attachment_580314" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Vendi ku u aksidentua i moshuari[/caption] /Oranews.tv/