Së shpejti ujësjellësi nënujor që lidh rajonin e Puljas me Shqipërinë
Ideja e ndërtimit të ujësjellësi nënujor që lidh Shqipërinë me Italinë qe risia e ardhur nga vizita e sotme e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Panairin Fiera Del Levante të qytetit të Barit."Rajoni i Pulias në Itali e Shqipëria do të nisin së bashku projektet të reja bashkëpunimi në fushën e burimeve natyrore si dhe në krijimin e një sistemi partneriteti mes Portit të Durrësit dhe atij të Barit."Ky është konkluzioni i dalë pas takimit të zhvilluar gjatë ditës së sotme mes kryeministrit shqiptar Edi Rama e Governatorit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano, në Panairin Fiera del Levante të Barit.Ndërtimi i një ujësjellës nënujor që lidh Shqipërinë me rajonin e Pulias në Itali u bë ideja kryesore e këtij takimi. Ky projekt madhor do t'i lejonte Pulias të shfrytëzonte burimet e shumta hidrike të Shqipërisë e cila nga ana e saj do të përfitonte nga puna dhe eksperienca e teknikëve italianë."Në Shqipëri ka deklaruar governatori i Pulias Michele Emiliano, ka burime hidrike të mëdha e të një cilësie mjaft të mirë, por që nuk përdoren mjaftueshëm. Ndërsa ne kemi strukturën teknike. Mendojmë se kjo është një nga mënyrat për të thyer barrikadat mendore mes Shqipërisë dhe Italisë. Mjaft italianë kanë shkuar drejt Shqipërisë me rezultate befasuese në përmirësimin e kapaciteteve të tyre duke përfituar dhe nga niveli i ulët i taksave e nga një kosto e përgjithshme vërtetë minimale."Për përfaqësuesin e studios së avokatëve Polis Avvocati, Michele Castellano "pika thelbësore e zhvillimit të rritjes ekonomike të rajonit të Pulias është pikërisht mundësia që rezorvoi takimi i sotëm me palën shqiptare për vendosjen e kontakteve të duhura si dhe evidentimi i nevojshmërisë së një zgjerimi horizontal të sipërmarrjeve në Europën jugore duke shfrytëuar të gjitha rrugët e Levantes."Në këtë takim kryeministri shqiptar ka kujtuar se gjatë 2014, rreth 40 mijë sipërmarrje të vogla shqiptare kanë operuar në Itali e i kanë paguar shtetit italian 3.2 milionë euro taksaGovernatori i Puglias Michele Emiliano ka deklaruar "se për momentin se kemi ideuar mjaft projekte të përbashkëta që duhen realizuar me vepra e jo me fjalë fjalë, pasi dashuria e shqiptarëve për Pulian ka nevojë për fakte konkrete."[caption id="attachment_580302" align="alignnone" width="640"]
Edi Rama dhe Guvernatori i Puglias Michele Emiliano[/caption]