Basha: Rama në Gjermani si kokoshi majë plehut, nuk vizitoi emigrantët shqiptarë

Kreu i PD, Lulzim Basha duke iu referuar shifrave të autoriteteve gjermane për azilkërkuesit tha se Shqipëria renditet e para pas sirianëve edhe për muajin gusht. Më pas Basha akuzoi kryeministrin Rama se shkon në Gjermani për ekspozita dhe nuk ka kohë të vizitojë emigrantët shqiptarë që ndodhen aty.Lulzim Basha: “Ja të dhënat zyrtare gjermane për azilkërkuesit: shqiptarët të parët pas sirianëve edhe në Gusht. Rama u kapardis në ekspozitën e tij private, por nuk gjeti kohë të vizitonte pak metra më tëj mijëra shqiptare dhe fëmijët e tyre që dergjen në kampe refugjatësh. Ky është kokoshi 200 milionësh majë plehut, që nuk do t’ja dijë për fatet e qytetarëve të tij.”bashaaaa/Oranews.tv/