Zjarret në Kaliforni rrezikojnë banesat, mbi 5 mijë banorë të evakuuar
Katër zjarrfikës kanë pësuar djegie gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë Kaliforninë gjatë ditëve të fundit.Flakët që kanë prekur pjesën verore të shtetit kanë detyruar autoritetet që të evakuojnë mijëra njerëz. Sipas asaj që bën me dije Departamenti i Kalifornisë për Pyjet dhe Mbrojtjen nga Zjarri, mbi 4.000 hektarë pyje janë shkrumbuar nga flakët.Ndërkohë vijon ende aksioni për neutralizimin e situatës. Zjarrfikësit po dërgohen në vendngjarje me anë të helikopterëve për të ngritur linja mbrojtëse.Statistikat flasin për 5.500 banorë të shpërngulur vetëm nga Lake County.Ndërkohë, 160 km në juglindje një tjetër zjarr ka shkatërruar 86 shtëpi dhe 51 ndërtesa, në Kontetë Amador dhe Kavaleras, të cilat mbulojnë një sipërfaqe prej 26.000 hektarësh.Më shumë se 3.800 zjarrëfikës po angazhohen tashmë në ketë aksion kolosal.

