Pro dhe kundër emigrantëve, protesta e tubime në të gjithë Europën
Europianët janë ndarë për çështjen e emigratëve dhe pranimit të tyre nga qeveritë respektive.Rreth 5 mijë vetë protetuan në Varshavë të Polonisë kundër emigrantëve, pasi qeveria polake kundërshtoi kuotat e refugjatëve të propozuara nga BE-ja.Shumë prej protetuesve hidhnin parulla anti-islame, ndërsa mbanin pankarta në duar si "Refugjatët myslimanë janë kali i Trojës për Europën”, apo “Jo Islamizimit të Europës”.Ndërkohë një numër shumë më i vogël, rreth një mijë njerëz, u mblodhën në favor të mikpritjes së emigrantëve në Poloni.Protestë në SllovakiEdhe në Sllovaki u organizuan protesta pro dhe kundër emigrantëve. Më shumë se 1 mijë protestues refuzuan pranimin e klandestinëve, duke bërë thirrje që qeveria të ndalojë islamizimin e Europës dhe diktaturën që po vendoet në BE.Por jo shumë larg nacionalistëve, aktivistë të të drejtave të njeriut bënë thirrje për më shumë solidaritet me emigrantëtProtestë në SpanjëNdërkohë në Spanjë mijëra vetë marshuan pro pranimit të emigrantëve. Nën moton "Mirëprisni refugjatët, për një politikë europiane më të përgjegjshme”, ata kërkuan që qeveria spanjolle të hapë dyert për sirianët.Ata bënë thirrje për hapjen e kufijve dhe ndaljen e vdekjeve të emigrantëve në kufijtë e Europës.Protestë në BritaniDhjetëra-mijëra njerëz u grumbulluan në qendër të Londrës për të protestuar qëndrimin e qeverisë britanike mbi krizën e përshkallëzuar të refugjatëve.Aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë dhe artistë marshuan në sheshin e Parlamentit në solidaritet me refugjatët. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej: "Hapni Kufijtë" dhe "Me Refugjatët kundër Torëve" një referencë për partinë e kryeministrit David Cameron. Cameron ra dakord javën e kaluar për të marrë në 20 mijë refugjatë gjatë pesë viteve të ardhshme.Tubime pro emigrantëve u organizuan edhe në Danimarkë dhe Suedi.Duke folur në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi vendeve anëtare të BE-së për të ndarë përgjegjësinë e pranimit të personave që kërkojnë azil.


