Nis shkolla për gati 500 mijë nxënës. Dita e parë me urime por dhe pakënaqësi

Rreth 500.000 fëmijë në të gjithë vendin janë ulur në bankat e shkollës. Prej tyre 30.000 vogëlushë përjetuan emocionin e ditës së parë te shkolles. Kryeministri, Edi Rama, ndaloi në klasat inteligjente për të përcjellë urimin e tij bashkë me shpresën se arsimi do orinentohet deri në vitin 2018 drejt klasave dixhitale.Kjo zile dëgjohet për herë të parë nga 30.000 nxënës që mes  emocioneve nisën rrugën e dijes në mbarë vendin.Në të gjithë vendin, 500.000 fëmijë nisën vitin e ri shkollor 2015-2016.Të vegjlit e parashkollorëve dhe nxënësit e klasave të para u shoqëruan nga prindërit, ndërsa mësuesit u përpoqën të krijojnë një ambjent mikpritës.Kryeministri, Edi Rama, zgjodhi klasat inteligjente në gjimnazin “Sami Frashëri” për të uruar nxënësit. Pritshmëritë e qeverisë janë që në 2018, klasat në çdo shkollë të vendit të jenë dixhitale.Edi Rama: Jo rastësisht zgjodhëm shkollën “Sami Frashëri” një nga shkollat historikisht pararojë në Shqipëri që e fillon këtë vit me tre klasa inteligjente, nga 120 klasa inteligjente që janë celur në gjimnazet e vendit, me objeëktivin që deri në celjen e vitit të ri shkollor 2018-2019 të gjitha klasat të jenë të tilla. Nga nga ana tjetër nga oborri i kësaj shkolle ska vend më të përshtatshëm për ti uruar të gjithë nxënësve vit të ri të mbarë të nxnësve. Ky vit fillon edhe me produktet e para të një revolucion të vërtetë që është bërë me tekstet shkollore dhe fëmijët e klasës së parë dhe të 6 do të kenë tekste nga tre burime të njohura të cilësisë së librave arsimore në Europë Parsons, Oxford, Kembrixh.Kryetari i Bashkisë së Tiranës zgjodhi një tjetër gjimnaz, “Ismail Qemalin”.Erion Veliaj tha se nxënësit ekselentë do të  përfitojnë bursa.Veliaj: “Tirana ka pasur një traditë shumë të mirë, duke u dhënë nga një bursë çdo student që dilte me 10-ta, ndaj kjo praktikë duhet rikthyer.Në vitin e ri buxhetor do t’i propozojmë Këshillit Bashkiak që ta rikthejmë këtë traditë të mirë të Bashkisë së Tiranës, jo se këto para i ndryshojnë jetën ekonomike familjes së atij nxënësi, por sepse është një mënyrë për të respektuar ata që punojnë fort, që mësojnë fort dhe që kanë talent”.Këtë vit klasat e para dhe të gjashta mësojnë me kurrikul të re, ndërsa alterteskti është reduktuar në 3 alternativa.Brenda 5 viteve të ardhshme, pritet që kurrikula e re të jetë në duart e të gjithë nxënësve të arsimit parauniversitar.Problematikat"Protesta" në shkolle- Ndërkohë në "Shkollën e Kuqe" nxënësit bojkotuan mësimin pasi së bashku me prindërit kundërshtuan vendimin për të vendosur "Italishten" si gjuhë e parë e huaj pa u konsultuar më parë me ta.[caption id="attachment_579373" align="alignnone" width="640"]dita e pare e shkolles _1 "Shkolla e Kuqe", sot 14 shtator 2015[/caption]Disa prej shkollave të Tiranës kanë nisur me shqetësime, ku më kryesorja është ajo e zhvillimit të mësimit me turne. Fluksi në disa prej shkollave të kryeqytetit ka bërë që nxënësit të mësojnë edhe pasdite. Këtë fakt e kanë treguar për Ora News disa prej mësuesve.Në shkollën “1 Maji” mësimi me turne-“Numri mesatar i nxënësve në shkollën tonë është 32 nxënës për klasë. Besoj që është një numër komod që dhe nxënësit të ndihen mirë, por edhe mësuesit të bjënë punën me një cilësi sa më të mirë. Mësuesit e klasave të para kanë punuar gjatë gjithë kësaj kohë sepse dihet që kurrikula e re kërkon shumë mjete. Edhe mësuesit e klasave të 6-ta kanë punuar që nga 20 gushti. Shkolla “1 Maji” ashtu si shumica e shkollave në Tiranë ka edhe klasa që janë në turnin e dyte, por shumica janë në turnin  e parë. 3 klasat e parë ne i kemi vënë paradite“, u shpreh një mesuese e shkollës “1 Maji”Shkolla 9-vjecare "Ali Demi" do të zhvillojë mësimin me turne- "Për fat të keq edhe sivjet  do vazhdojë të jetë me turne sepse fluksi i nxënësve që vjen në këtë shkollë është shumë i madh dhe nuk mund të përballohet vetëm paradite." eshte shprehur nje mesuese e kesaj shkolle.Urimi i ministres se Arsimit- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj garantoi nxënësit dhe prindërit se këtë vit do të ofrohen dije më cilësore.Minisitrja tha se këtë vit në ambjentet shkollore do të ofrohet më shumë siguri për nxënësit e mësuesit.Nikolla siguroi mësuesit se qeveria do të mbajë zotimin e saj, se politika do të qendrojë jashtë dyerve të shkollës.18 shkolla te reja- Gjatë këtij viti shkollor janë ndërtuar 18 shkolla të reja, janë rikonstruktuar 44 të tjera ndërsa ndërtuar 44 terrene sportive.Ndërkohë këtë vit do të funksionojnë edhe klasat inteligjente, projekti pilot do të aplikohet në 60 shkolla të vendit.dita e pare e shkollessss dita e pare e shkolles dita e pare e shkolles_femije ne diten e pare te shkolles_ femije ne diten e pare te shkolles/Oranews.tv/