Greqi, mbytet varka me emigrantë, 34 persona humbin jetën, 14 fëmijë (FOTO)

Të paktën 34 emigrantë humbën jetën pasi varka me të cilën ata po udhëtonin u mbyt në ujrat e detit në ishullin Farmakonisi në Greqi.Mes viktimave janë 4 foshnja, 10 fëmije (5 djem dhe 5 vajza). Nuk dihet numri i saktë i personave që ishin në varkën e vogël, por mediat greke flasin për të paktën 100 persona, ku 68 kanë arritur të shpëtohen.Sipas informacioneve paraprake, Qendra Koordinuese për Kërkime dhe Ruajtjen e Departamentit Detare mori njoftimin se rreth 100 emigrantët janë në rrezik në një zonë detare në ishullin Farmakonisi.Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën  helikopterët për të identifikuar emigrantët.Sipas rojes bregdetare greke deri tani janë nxjerrë nga deti 28 të vdekur, duke përfshirë një fëmijë, 68 u shpëtuan, ndërsa 29 të tjerët kishin arritur të shkonin me not deri në bregdet.Po ashtu janë shfaqur edhe disa pamje me refugjatët që mbajnë në kamerdare fëmijë të vegjël dhe notojnë drejt tokës greke.Ndërkohë policia e Austrisë ka gjetur 42 emigrantë, mes tyre 5 gra dhe 8 fëmijë të fshehur brenda një kamioni frigorifer, i cili u ndalua përgjatë autostradës në kufi me Gjermaninë.Ndërsa policia arrestoi edhe dy drejtuesit e automjetit.4 3 2 emigrantetgreqi 3 greqi 2 greqigreqia aa