Transportonin 1 kg drogë “çokollatë” drejt Greqisë, 4 në pranga, 1 në kërkim

Goditet një grup kriminal i trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.Policia e Fierit në bashkëpunim dhe me Prokurorinë per Krime te Renda ne Tirane, kanë finalizuar me sukses në orët e para të mëngjesit të së dielës operacionin policor "Kasnica", duke vënë në pranga katër persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.Goditja e tyre u be ne aksin rrugor Fier-Gjirokaster nga Sektori Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Fier, teksa transportonin me mjetin e tyre 1 kg çokollatë.Të arrestuarit janë:Nardi Meçaj, 28 vjec,banues ne Cakran.Gazmend Seati, 23 vjec, banues ne fshatin Kasnice ,Patos.Oriol Begaj, 33 vjec,lindur dhe banues ne lagjen "Kastrioti",Fier.Haxhi Beraj,34 vjec,banues ne Patos.Në kërkim:Florian Hysaj 23 vjeç, banues ne Cakran.Sipas policisë, grupi kriminal pasi grumbullonte lenden narkotike cannabis sattiva, kryesisht ne forme çokollate ne sasi te vogla 1 deri ne 3 kilograme, e transportonte ate drejt Greqise sipas porosive qe beheshin nga persona te ndryshem (shqiptarë)me banim ne shtetin grek.Në cilësinë e provave materiale atyre iu gjetën dhe sekuestruan:-1 kg lende narkotike Çokollate.-Nje automjet i tipit Skoda Oktavia-Pese aparate celular-675 euro dhe 210 mije leke shqiptare.Materialet ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda per veprime te metejshme.