Aksidentohet kamioni me bletë në Turqi, 18 persona në spital nga pickimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2015, 13:48
Një kamion me dhjetra koshere bletësh është aksidentuar në Turqi duke lënë të lira mijëra bletë. Ngjarja ka ndodhur në provincën perëndimore të Muglas.Edhe pse transportuesit e koshereve reaguan menjëherë për të ndalur sulmin e bletëve, duke spërkatur hapësirën përreth, 18 persona morën pickime serioze dhe u trajtuan në spital.Mes të plagosurve ishin edhe dy turistë finlandezë.Si pasojë e aksidentit të bletëve, autostrada u mbylll për dy orë.