Pagesat e paaftësisë, prej 2 javësh sorollatje në institucione: Mos u tallni me fukaranë!
Prej afro 2 javësh, personat me aftësi të kufizuara në Shkodër sorollaten pas dyerve të bankave, Bashkisë dhe Prefekturësnë pritje të pagesës së muajit gusht.I vetmi sqarim zyrtar për ta është një letër e afishuar nga bankat ku shkruhet se paratë ende nuk kanë kaluar.Për këto familje situata është bërë e papërballueshme, pasi një shtyrje e tillë e pagesës me ditë të tëra, i pengon në blerjen e medikamenteve dhe sigurimi e ushqimit.Qytetarja: “Kam djalin 30 vjeç pa sy, pa gojë, pa këmbë, pa dorë, të paralizuar. te Bashkia na thonë shko tek prefektura, te Prektura shko të Bashkia, ne lekët nuk i kemi marrë. 500 mijë lekë vetëm në ditë ilaçe, pa llogaritur pampers etj. Nuk kemi bukë me hangër”.Qytetari: “Këtu thonë nuk vinë dokumentat, nuk vinë paratë. Nuk dimë ku të shkojmë. Ilaçet i kam pa marrë, si do vazhdoj”.Qytetarja: “Kam vajzën 15 vjeçe, as nuk sheh as nuk ecën, asgjë. Nuk kam pampers, e kam lënë në çelës. Jam katër ditë duke u sjellë, po sot, po nesër, nxjerrin shpallje aty në derë. Mos të tallen me fukaranë”.Për invalidët e Shkodrës dhe personat me aftësi të kufizuara, të tilla vonesa me javë të pagesës së paaftësisë janë kthyer në modë.Edhe pse problemi nuk është i vjetër, ende nuk po gjendet një zgjidhje nga institucionet përgjegjëse, për të shmangur burokracitë dhe për t’ju përgjigjur në kohë nevojave që kanë këto familje.