Konfindustria: Oligopol me tregun e kasave fiskale, Shehaj: Tregu i lirë

Industrialistët i kërkojnë qeverisë të përmirësojë funksionimin e tregut të kasave fiskale në vendin tonë.Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Konfindustria deklaron se gjendja e sotme e funskionimit të tregut të kasave fiskale në kushtet e një oligopoly të pastër është pengesë për arritjen e qëlloimit të shumë pritur për formalizimin e ekonomisë.Sipas saj qeveria duhetë të liberalizojë tregun dhe tu japë mundësi bizneseve që të krijojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta teknologjike pa ndërmjetës operatorë të licensuar.Lidhur me shqetësimin e Konfindustrisë ka dhënë shpjegim Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. E kontaktuar në telefon nga Ora News, Drejtoresha e këtij institucioni Brisida Shehaj ka shpjeguar se tregu është i lirë.“Çdo operator mund të licensohet nëse plotëson kushtet e përcaktuara. Të bëjë marrëveshje me Ministrinë e Financave, e pastaj ajo firmoset nga Drejtoria e Përgjithsjme e Tatimeve. Tregu është i liberalizuar”.Edhe kompanitë e ksave hedhin poshgtë pretendimete  Konfindustrisë për oligopoly. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë AED, Bledar Balla, deklaron se tregu ëhstë i lirë dhe çdokush mund të futet në të, mjafton të përcaktojë kushtet e përcaktuara në ligj, si 500 mijë euro dollarë garanci, pajisje fiskale sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të transmetojë spas protokollit zyrtar, të hapë zyra, të ketë teknikë për 1 mijë kasa dhe të ketë magazine për një periudhë 7-vjecare.Aktualisht në tregun e kasave në Shqipëri ofrojnë shërbimet e tyre 5 kompani./Oranews.tv/