Shpërthim në restorant, humbin jetën 89 persona

Të paktën 89 persona janë vrarë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që shkatërroi një restorant në Petlawad të Indisë diten e djeshme (12 shtator), thonë zyrtarët.Në atë moment në restorant ndodheshin punonjës dhe fëmijë shkolle që hanin mëngjes. Një cilindër gazi që përdorej për gatim shpërtheu, raporton policia vendase.Përpjekjet për shpëtim kanë përfunduar pasi autoritetet indiane arritën të gjejnë të gjithë trupat nën rrënoja.Të paktën 35 persona ndodhen në spital me lëndime serioze. Pas shpërthimit, forcat e shpëtimit dhe familjarët e personave që ndodheshin brenda në restorant shkuan në vendngjarje.Nga cilindri i gazit shpërthyen edhe disa detonatorë minierash që ruheshin në mënyrë të paligjshme në një nga dhomat e restorantit, thanë zyrtarët.Restoranti ndodhej pranë një stacioni autobuzi. Nga shpërthimi u dëmtuan edhe disa ndërtesa të tjera aty rrotull._85513416_indiamadhyapradeshpetlawad4640915/Oranews.tv/