Aksioni për vjedhjen e energjisë, 11 të arrestuar në 43 raste të konstatuara
43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar përgjatë javës që po lëmë pas, ndërsa 11 persona kanë përfunduar në pranga.Policia e Shtetit në raportin javor rreth operacionit bën me dije gjatë periudhës 06.09.2015 deri më 13.09.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 90 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 4.869 raste .Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë.Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 11 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, 16 janë shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.Po gjatë kësaj periudhe, policia bën me dije se janë ndërprerë 2.123 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme.Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.Policia e Shtetit dhe OSHEE theksojnë së mbeten të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme.