Plagoset me armë zjarri një person tek “Dollari”, ngjarja pas një zënke në lokal
Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, zona e “Dollarit”, poshtë mjediseve të Partisë Demokratike në Shkodër, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Lulzim V.Sipas hetimeve paraprake dhe dëshmive të marra nga ana e uniformave blu, 37-vjeçari është konfliktuar në mjediset e një lokali me disa persona dhe më pas ka dalë në rrugë, nga ku edhe mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë.Autori i cili ende nuk është identifikuar nga policia, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa si provë materiale janë 3 gëzhoja të gjetura në tokë dhe gjurmët e gjakut.37-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres nga mjetet e rastit që po kalonin në këtë zonë, pas ndihmës së parë nga bluzat e bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Blutë e kryeqendrës së veriut për zbardhjen e kësaj ngjarje kanë kërkuar përveç dëshmive të banorëve dhe personave që ndodheshin në lokalet përreth, edhe pamjet filmike të subjekteve që operojnë në një nga zonat më të frekuentuara të Shkodrës.Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme, por nuk përjashtohet edhe konflikti i çastit për motive banale.[caption id="attachment_578963" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_578964" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_578965" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder[/caption][caption id="attachment_578966" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Shkoder[/caption]