PD nis “dekriminalizimin” nga vetja, Komision për verifikimin e drejtuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2015, 14:55
Partia Demokratike do ta nisë “dekriminalizimin” nga vetja.Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se PD do të ngrejë një Komision për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të demokratëve.Drejtimin e Komisionit ia kanë besuar Halim Kosovës, ish-kandidatit për bashkinë e Tiranës.Komisioni i drejtuar nga zoti. Kosova do të kalojë në sitë drejtuesit demokratë të të gjitha niveleve, nga më të ulëtat tek ato më të lartat.