Përplasje në Jeruzalem, policia izraelite konflikt me palestinezët

Palestinezët janë përplasur sërisht me Policinë e Izraelit në vigjilien e Vitit të Ri hebre, pranë xhamisë al-Aqsa, e cila ndodhet në Jeruzalem.Incidenti nisi pasi një grup me policë ishte vënë pas disa palestinezëve të dyshuar se fshihnin lëndë eksplozive në anën lindore të qytetit. Këta të fundit ndërtuan disa barrikada për t'u mbrojtur dhe filluan të gjuanin me gurë në drejtim të forcave të rendit.Nuk pati asnjë lëndim serioz në vendin e kontrolluar nga izraelitët. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin episode të tilla, për faktin se dikur aty ndodheshin dy tempuj; Faltorja Madhështore, e cila nderohej nga muslimanët si dhe Temple Mount që nderohet nga hebrenjtë.Vitin e shkuar, hebrenjtë ultranacionalistë i kërkuan qeverisë që edhe ata të faleshin në këtë vend, gjë e cila shkaktoi nxehjen e gjakrave në rradhët e myslimanëve.Izraeli pretendon se i gjithë Jeruzalemi është një kryeqytet i pandashëm dhe i përjetshëm për ta, deklaratë e cila nuk është njohur plotësisht nga ndërkombëtarët.Palestinezët kërkojnë pjesën lindore të Jeruzalemit, e cila u aneksua nga izraelitët pas luftës së vitit 1967.