Rrahu emigrantët me shkop gome në kufi, sanksione ndaj policit maqedonas

Ministria e Brendshme e Maqedonisë do të marrë masa ndaj policit që goditi emigrantët dy ditë më parë në zonën kufitare të rajonit të Gjevgjelisë me Greqinë.Pamjet tronditëse u publikuan nga rrjetet ndërkombëtare televizive, të cilët shfaqnin policin sesi me nerva godiste dhe shante emigrantët që nuk mbanin rradhë dhe që tentonin të hynin në territorin e Maqedonisë, për shkak të reshjeve të shiut dhe situatës së rënduar.MPB ka informuar se Kontrolli i Brendshëm dhe i Sanksioneve në këtë Ministri ka nisur procedurat dhe do të sanksionojë pjesëtarin e policisë. (INA)