Stërvitja "Biza-15", Kodheli: Kërcënimet kërkojnë më shumë trajnim
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqiperisë kanë nisur prej disa ditësh stërvitjen "Biza-15". Kjo stërvitje zhvillohet me situata në fushën e luftimit me pjesëmarrje të Forcës Tokësore, Forcës Ajrore e elementë të KM.Qëllimi kryesor i kësaj stërvitje është aftësimi dhe testimi i strukturave të komandim-kontrollit, harmonizimi i veprimeve luftarake ndërmjet trupave të luftimit (Combat), trupave të mbështetjes me luftim (Combat Support) dhe trupave të mbështetjes me shërbime të luftimit (Combat Service Support), në përputhje me procedurat standarde, gjatë procesit të planëzimit, ekzekutimit, vlerësimit e analizës së stërvitjes.Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ishte sot në Bizë për të parë nga afër zhvillimin e kësaj stërvitje. Znj.Kodheli ndoqi disa aspekte, si qitje me murtajë, operacionin në mësymje, çlirim pengu në një banesë dhe shpëtim të jetës njerëzore në kuadër të emergjencave civile.Duke iu drejtuar trupave, ministria e Mbrojtjes shprehu kënaqësinë e saj që ndodhej mes 800 trupave, të cilët, sot vinë në këtë operacion stërvitor më të modernizuar, të paisur me pushkën automatik M4, me set personal të standarteve të NATO, si dhe me eksperiencën e dikushme dhe me planet e së ardhmes për të qenë të denjë, ashtu sic jemi të denjë të mbrojmë atdheun tonë të dashur, të jemi pjesë e mbrojtjes kolektive NATO." Ju sot demostruat se jeni në të njëtin nivel me cdo forcë të armatosur të gjithë forcave të Armatosura të Aleancës, e krahasuar me këdo ushtar dhe ushtarak që aderon në këtë aleancë të madhe politiko-ushtarake", nënvizoi Ministrja. Kjo stërvitje, u shpreh znj.Kodheli, tregon se rritja e kapaciteteve operacionale, bashkërëndimi apo përgatitja qoftë kjo teorike apo në terren nuk mjaftojnë. Sipas saj, FA-të kanë akoma nevojë të modernizohen, kanë nevojë për një trajnim më të mirë për të mbërritur atje ku kemi vënë pikësynimin tone, të qartë dhe të drejtë, për të siguruar qytetarët tanë dhe territorin e atdheut tonë, të aleatëve, të rajonit dhe për sigurinë mbarëbotërore.