Investimet në energjitikë, Gjiknuri inspekton linjën e interkonjeksionit në Banjë

Shqipëria do të shndërrohet sëshpejti një treg i rëndësishëm për investitorët e energjisë. Këtë gjë e pohoi ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, i cili u shpreh se qeveria shqiptare po punon me një kompani norvegjeze për të krijuar kështu bursën e energjisë në Shqipëri. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është krijimi i një tregu të sigurtë për investitorët e huaj të cilët duan të investojnë në fushën e energjisë.Damian Gjiknuri: Modelet ekonomike që duam të ofrojmë  është që investitorët privatë të kenë një treg që mund të investojnë dhe jo vetëm të kërkojnë garanci qeveritare për kontratat e tyre. Kjo do ta bëjë investimin të qëndrueshëm më afat gjatë dhe të ekspozojë më pak buxhetin e shtetit.Këto deklarta ministri Gjiknuri i bëri nga Elbasani, ku ishte i pranishëm në Bradashesh për të inspektuar punën për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit, që do të  lidh hidrocentralin e Banjës me nënstacionin elektrik të Bradasheshit. Linja e interkonjeksionit ka një gjatësi prej 40 km, dhe është pjesë e investimit privat të kompanisë Norvegjeze Shtratkaft, që është duke ndërtuar hidrocentralin e Banjës.Damian Gjiknuri: Është një linjë që i shtohet rrjetit tonë energjitik, i shtohet dhe asaj pjesë të strategjisë që ne po implementojmë për një përmirësim të rrjtetit energjitik në sistemin e tensionit të lartë ashtu dhe në shpërndarje dhe të lidhje të Shqipërisë me intekorektorët me vendet fqinje.Gjatë inspektimit minsitri është shoqëruar edhe nga përfaqësues të kompanisë Shtratkaft, që po punojnë në kaskadën e Devollit për të ndërtuar tre hidrocentrale, ku më i madhi do të jetë ai Banjës./Oranews.tv/