Ndalohet shoferi italian, po transportonte 33 emigrantë sirianë në furgon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2015, 12:43
Policia hungareze ka ndaluar pranë qytetit të Budapestit një nënshtetas italian, në bordin e furgonit të të cilit gjëndeshin 33 emigrantë sirianë.Italiani 52 vjeçar është ndaluar pranë liqenit të Balaton e akuza e policisë hungareze ndaj tij është trafikim qëniesh njerëzore.Italiani ka pohuar se po udhëtonte drejt Gjermanisë e se vetëm ka ndihmuar emigrantët klandestinë të hipnin në furgonin e tij pasi i ka gjetur të ecnin në rrugë të rraskapitur nga i ftohti e lodhja.Ndërkohë Ministria e Jashtme italiane ka konfirmuar se Ambasada në Hugari po merret me verifikimet e duhura të kësaj ngjarje./Oranews.tv/