Akuzat e këshilltarit të Nishanit, Lutaj: Unë bandit?! Haluçinacione
Në lidhje me akuzat e gjeneralit dhe këshilltarit të Presidentit, Pirro Ahmetaj ka reaguar edhe anëtari i Komisionit të Sigurisë, Piro Lutaj, i cili i quan akuzat haluciancioni që kanë dalë nga zyra e presidencës.Në një postim në rrjetin social Facebook, Lutaj shkruan:“Une bandit ?! Haluçinacione që për fat të keq, kanë dalë nga një zyrë e rëndesishme në Presidencën e vendit tim !! Po postoje 2 akte presidenciale dhe mandatimin si deputet i Kuvendit te Shqiperise, vleresime fale punes dhe perkushtimit tim ndaj detyrave qe kam kryer e vazhdoje te kryej !Pres të shikojë një reagim, të Presidentit të Republikes zotit Bujar Nishani !”, ka mbyllur postimin e tij Piro Lutaj.Një ditë më parë reagoi edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë i cili kërkoi shkarkimin e gjeneralit dhe keshilltarit te Presidentit Nishani.