Edmond Panariti takon homologun e Kosovës: Do heqim barrierat tregtare

"Mbyllen njëherë e përgjithmonë ngërçet e krijuara në mënyrë të panevojshme në fushën e bujqësisë mes Shqipërisë dhe Kosovës"- Kjo u deklarua nga ministrat e Bujqësisë të dy vendeve Edmond Panariti dhe Memli Krasniqi pas një takimi që zhvilluan në Tiranë.Panariti tha se do të hiqen barrierat tregtare me Kosovën. Ndërsa u shpreh se janë shtuar produktet kosovare në tregun shqiptar.Dy homologët thanë se janë pajtuar që marrëveshjet të mos mbeten thjesht të shkruara, por të unifikohen standardet dhe certifikatat në funksion të lehtësimit të tregtisë mes dy vendeve.