Vlorë, nxënësit e shkollës industriale riparojnë bangat
Nxënësit e shkollës industriale "Pavarësia" në Vlorë kanë vendosur të rikonstruktojnë shkollat e qytetit. Në projektin e përbashkët me bashkinë e qytetit bregdetar, përfshihen mirëmbajtja dhe meremetimi i bankave të shkollave, punimet hidraulike dhe elektrike.Gentjan Boci, drejtor i shkollës: “Duke marrë përsipër këto punime, nxënësit tanë përgatiten për tregun e punës, zhvillojnë praktikat profesionale, fitojnë aftësi, dhe njëkohësisht shkollat me të njëjtin buxhet mund të realizojnë më shumë punime e të mira për komunitetin. Kemi bërë riparimin e shumë bangave në qytetin e Vlorës, në shkolla të ndryshme”.Iniciativa vjen pas restaurimit dhe shndërrimit nga këta nxenes, të ambienteve të shkollës në qender komunitare, ku aktualisht sherben si park publik.