Maqedoni, emigrantët luftë me policinë dhe me motin e keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2015, 19:21
Shirat e rrëmbyeshëm e kanë kthyer kufirin maqedonas në një det balte. Një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen emigrantët gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar në Europë.Të paktën 7 mijë njerëz, përfshirë dhe prindër që zvarriten me fëmijë të vegjël në krahë, janë përleshur me forcat e policisë për të kapërcyer kufirin verior grek për në MaqedoniPolicia kufitare greke tha se kjo ishte vala më e madhe e refugjatëve që kishin parë deri tani.Pavarëisht se të mbështjelle me qese mbeturinash apo të çdo lloji tjetër, emigrantët u ngjyen në baltë dhe u lagën në shi.
