Durrës, nxënësit e shkollës "Hysen Çela" gjysmën e mësimit në praktikë

Nxënësit e shkollës së mesme teknologjike "Hysen Çela" në Durrës tashmë  gjysmën e procesit mësimor do ta kryejnë në praktike. Pas binjakëzimit me shkollën e peshkimit në Komakio të Ferraras në Itali, pritet të nxitet rritja profesionale e të rinjve. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi pranoi se ka mangësi, ndërsa për diplomatin Gaiani investimi në formimin e të rinjve është domosdoshmëriBlendi Klosi: Mund të kemi laboratorë të mirë sic kemi edhe shkollën “Hysen Çela”, por nuk kemi praktikën. I përgatisim për industrinë e detit, por nuk i kemi të përgatitur për të shkuar në një anije për të qenë të gatshëm të punojnë. Prandaj me industrinë nevale që funksionon sot në Durrës kjo shkollë do të ketë sot një komunikim të shpejtë dhe një kërkesë të rëndësishme për të pasur mundësinë që praktikat të zhvillohen aty ku do punojnë.Massimo Gaiani: Një vend vlerësohet në bazë të asaj që di, jo në bazë të burimeve që ka. Është e rëndësishme që në Shqipëri të investohet në burimet  njerëzore dhe formimin e të rinjve. Në këtë mënyrë duhet ti përgjigjemi kërkesave dhe kushteve të tregut, që të në ardhmen të nxjerrim profesionistë të aftë, në shërbim të komunitetit.Nënshkrimi i marrëveshjes me shkollën italiane me eksperiencë shumëvjecare në industrinë e peshkimit do të jetë përvojë e re për nxënësit e shkollës "Hysen Çela"./Oranews.tv/