60 punonjës të minierës së Kalimashit kërcënojnë me protesta: 3 muaj pa paga

Kukës-Më shumë se 60 punonjës në minierën e Kalimashit në Kukës kërcënojnë se do të futen në grevë urie pasi nuk paguhen prej tre muajshMinatorët thonë se nuk po marrin hakun e punës së tyre për shkak të një përplasjeje mes kompanisë që ka të drejtën e shfrytëzimit të galerive të Kalimashit me firmën nënkontraktore për të cilën ata punojnë.Minatorët e Kalimashit kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrisë së Linjës për të zgjidhur ngërcin që po u lë familjet pa bukë në tavolinë./Oranews.tv/