Akuzat e PD për Metën, reagon LSI: Shpifjet do t’u kthehen në bumerang

PD dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u përplasën sërish për akuzat që vijnë nga selia blu ndaj kreut të Kuvendit Ilir Meta për përfshirje në një skemë mashtrimi me miliona euro në CEZ.Anëtari i Kryesisë Sokol Dervishaj tha në një deklaratë për mediat se kanë qënë zyrtarët e PD që e kanë bërë të mundur këtë aferë.Sokol Dervishaj: Palët e përfshira në këtë aferë, pra CEZ dhe DIA, janë prezantuar me njëra-tjetrën nga ish-Ambasadori i z. Berisha në Pragë, nga z. Tepshi dhe aspak nga z. Meta. Z. Hejsek dëshmon se së bashku me z. Ismailaj kanë takuar zyrtarë të lartë të ERE-s së asaj kohe kryesisht, përfshirë ish-Kryetarin e ERE-s, z. Nepravishta me të cilin kanë diskutuar mbi kushtet e marrëveshjes mes CEZ-it dhe DIA-s. Sipas po kësaj dëshmie rezulton se z. Berisha ka pasur njohje të hershme me personazhet në fjalë dhe takimet me zyrtarët e lartë të tij dhe të partisë së tij kanë qenë të shpeshta. avokati përgjegjës për çështjen i studios “Clifford Chance”, z. Tim Schreiber deklaron zyrtarisht se ndryshe nga sa pretendohet nga disa gazetarë, emri i z. Meta as nuk përmendet e as nuk përfshihet në asnjë rast për përfshirje apo përfitime në këtë çështje.Reagimi i LSI erdhi pas deklaratës së deputetit demokrat Luciano Boci, i cili dekalroi se dëshmia e Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ ka deklaruar se kompania DIA iu rekomandua nga Ilir Meta./Oranews.tv/