Lënia e mandatit të Arben Ndokës dhe arrestimi i Prengës, Ambasada SHBA: Përparim për Shqipërinë
Ambasada Amerikane në vendin tonë ka mirëpritur dy vendimet në lidhje me deputetët e PS. Lënien e mandatit të deputetit të PS, Arben Ndoka dhe arrestimin e deputetit Armando Prenga.Në një reagim Ambasada deklaron se "këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë të vendit dhe se këto vendime janë pro sistemit politik me drejtues të standardeve të larta"."Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e deputetit Arben Ndoka për t'u dorëhequr nga parlamenti dhe vendimin për të lejuar arrestimin e deputetit Armando Prenga. Këto vendime përfaqësojnë përparim të mirëfilltë për Shqipërinë drejt krijimit të një sistemi politik me drejtues të standardeve më të larta etike", thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA,Arben Ndoka la mandatin e deputetit pas problemeve me drejtësinë italianë për favorizim prostitucioni. Një ditë më parë ish-deputeti socialist i dërgoi një letër grupit të PS ku shpjegonte arsyet e lënies së mandatit.Ndërsa Armando Prenga u arrestua si i akuzuar për plagosje të rëndë, armaëmbajtje pa leje dhe kanosje me armë në një ngjarje që ndodhi në Laç të shtunën e kaluar, pas konfliktit me familjen Cali.
/Oranews.tv/