Rama takon ambasadorët e BE-së e SHBA-së në kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë  ambasadorët e didave vendeve perendimore ne vend.Ambasadori amerikan  Donald Lu, ambasadori gjerman, francez, italian, britanik dhe kreu i prezencës së OSBE-së Florian Rauning ishin të pranishëm në takim.Takimi u zhvillua pa prezencën e mediave por nga burimet mësohet se  është diksutuar mbi zhvillimet e fundit politike ne vend dhe reformat e nevojshme për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Arrestimi i deputetit të shumicës, Armando Prenga dhe dorëzimi i mandatit nga Arben Ndoka, mësohet se kanë qenë në fokus të takimit që zgjati për më shumë se dy orë.Ambasadori i SHBA-se kishte mbërritur në kryeministri kur Rama ishte në një takim me Kryebashkiakët.Shefi i qeverisë nuk e përcolli deri në fund aktivitetin. Duke u kërkuar ndjesë, ai u ngrit nga salla e hartave duke ua besuar Ministrave të qeverisë, të zgjedhurit vendorë.“Shumë faleminderit, ju kërkoj shumë ndjesë por jam në një takim që nuk e anulloja dot. Më vjen shumë keq për këtë. Ju vazhdoni me pjesën e fundit”.[caption id="attachment_576307" align="alignnone" width="640"]ambasadoret te rama4 Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria pas takimit me Ramen[/caption][caption id="attachment_576308" align="alignnone" width="640"]ambasadoret te rama3 Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria pas takimit me Ramen[/caption][caption id="attachment_576309" align="alignnone" width="640"]ambasadoret te rama2 Ne foto: Ambasadoret dalin nga Kryeministria pas takimit me Ramen[/caption]/Oranews.tv/