Kontroll financiar 61 bashkive, 7 kompetencat që do i kalojnë vendorëve

"Qeveria u ka bërë të qartë vendorëve 7 kompetencat në këtë mandate të tyre dhe ka kërkuar të bëjnë kujdes në admistrimin e tyre. Kontrollin finaciar qeveria do të bëjë nëprmjet një adutiti për të cilën ka lidhur marrëveshje për arsistencë teknike me organizatën e kombeve të bashkuara.Tirane- Një kryetar bashkike ka nënpërgjesi administrimin e arsimit parashkollor, mirëmbajtjen dhe pronësinë e rrugëve rurale, shërbimin zjarrëfikës, fondin e ndihmës ekonomike, qëndrat shëndetësore, pyjet-kullotat dhe rrjetin e kanaleve vaditëse.7 kompetencat ministri Bledi Cuci i prezantoi gjatë një takimi me 61 të zgjedhurit vendor të zhvilluar paraditen e 8 shtatorit në kryeministri.Kryeministri Rama tha se qeveria do të ushtroj kontroll financiar nëpërmjet auditimit, i cili do të asistohet teknikisht nga program i Kombeve te Bashkuara për Zhvillim .Edi Rama: Një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të auditimit, për t’ju vënë në dispozicion të gjithë kryetarëve dhe kryetareve të bashkive Shqipërisë, jo vetëm një dokumentacion shterrues lidhur me gjendjen aktuale të financave dhe të aseteve të njësive të reja administrative, por edhe një dije të re mbi mënyrën se si në të ardhmen duhet të mbahen librat e llogarive dhe se si në të ardhmen duhet punuar me librat e llogarive, jo thjesht për të mbajtur inventar, por për të ndërtuar politika zhvillimi.Por ky takim i kryeministrit nuk ka qënë brënda pritshmërisë së të djathtëve të cilët u shprehën se kjo reformë është një gështenjë e nxehtë në dorën e qeverisë.Gjatë takimit me vendotët, 2 ministrat e kabinetit Rama Haxhinasot dhe Gjiknuri paqyruan situatën e gjetur të humbjeve në rrjet të ujin në nivelin 40% dhe borxhet e akumuluara në energjitikë deri në 1.4 miliardë lekë.Ministri Çuçi publikon 7 kompetencat që do i kalojnë bashkive të reja  :1- Arsimi parashkollor. I gjithë personeli i kopshteve do të jetë në administrimin e bashkisë. Kjo do të shoqërohet me transferim të plotë të burimeve financiare që mbulojnë këtë administrim.2-Mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale dhe një pjesë të rrugëve rajonale që janë pjesë e bashkisë tuaj. Gjithashtu do të shoqërohet dhe me fondin përkatës.3-Shërbimi zjarrfikës tërësish si funksion të bashkive të reja. I gjithë rrjeti bashkë me kompetencat dhe detyrimet.4- Fondi i ndihmës ekonomike. Fondi do decentralizohet me kusht që pjesë e këtij fondi që nuk shfrytëzohet si pjesë e rishikimit të listave dhe emrave fiktivë që ndodhet këtu. Kjo pjesë e parave që tepron të shkojë po për qëllime sociale brenda bashkisë tuaj.5-Pyjet dhe kullotat me natyrë vendore. Parqet me karakter kombëtar do të jenë nën administrim të qeverisë6-Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimit. Jemi në bisedimet e fundit7-Bashkëkontrolli për personelin mjekësor në qendra shëndetësore /Oranews.tv/