Grantet në bujqësi, subvencionohet mbi 50% e vlerës për zgjerim ferme
Në qarkun e Kukësit, grantet në bujqësi, bashkëfinancim i qeverisë gjermane, daneze dhe asaj shqiptare, kanë zgjuar interesin e fermerëve. Shumica prej tyre kërkojnë të zgjerojnë fermën, apo të subvencionojnë një pjesë të konsiderueshme të shumës për makineritë bujqësore.Disa fermerë nga rajoni i Kukësit kanë përfituar fonde nga projekti, SARED të bashkëfinancuar nga Qeveria e Gjermanisë dhe e Danimarkës në bashkëpunim me Ministrinë tonë të Bujqësisë.Rustem Çokaj, një prej fermerëve përfitues, shpreson që përmes këtij granti që të zgjerojë fermën e tij.Rustem Çokaj: “ Përfitojmë për herë të parë teknike moderne në pemëtoren e mollave, në vreshtat dhe punënt tjera në bujqësi, për spërkatjet”.Ky projekt sipas ekspertëve të bujqësisë në Has, mbështet investimet në bujqësi të zonave malore.Sadik Xhafa: "10 vetë që janë të interesuar dhe plotësojnë kushtet, aplikojnë. Këto makineri dhe pajisje janë shumë të leverdishme për fermerin dhe kushtet e tokave të Hasit”.Ndërkohë, në qytetin e Krumës fermerëve u janë subvencionuar 65% e vlerës së makinerive bujqësore.Për investimet në nivel ferme, aplikuesit që mund të përfitojnë mbështetje për investime deri në 3.5 milion lekë.