Kanosi me kallashnikov bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari në Laç
Policia e Laçit paralandalon përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve.Sipas policisë së komisariatit ngjarja ka ndodhur gjatë mbremjes se djeshme, ku familjet Meria dhe Boriçi jane konfliktuar për motive te dobeta ne fshatin Sanxhak.Si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit mes shtetasve F. Meria 60 vjeç me Sabit Boriçi 53 vjeç, ky i fundit ka qelluar ne ajer ne oborrin e baneses se tij me nje arme zjarri tip automatik mod 56 te cilen e mbante pa leje.Si rezultat i veprimeve te shpejta operacionale te kryera nga efektivat e Komisariatit te Policise Laç u be e mundur parandalimi i metejshem i konfliktit si dhe kapja dhe arrestimi ne flagrance i autorit Sabit Boriçi se bashku me armen e zjarrit qe e mbante pa leje.Sipas bluve, autori ne momentin qe ka shkuar policia eshte perpjekur te largohej por eshte arrestuar ne flagrance. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorise per veprime te metejshme.