Tritol biznesit të ish-kreut të komunës Gruemirë, Burgaj fajëson Stërkaj

Një sasi lëndë plasëse, e dyshuar si tritol është vendosur në biznesin privat të ish-kreut të komunës Gruemirë në rrethin e Malësisë së Madhe.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës dhe kanë qenë banorët perreth që kanë dëgjuar shpërthimin dhe kanë njoftuar ish-kryekomunarin Asim Burgaj dhe policinë e shtetit.Personat që kanë vendosur lëndën plasëse në qepenat e subjektit në fjalë, kanë pasur kohën e mjaftueshme për t'u larguar pa u parë nga askush, pasi biznesi ndodhet në fshatin Vrakë, në rrugën kryesore Shkodër-Han i Hotit.Fatmirësisht shpërthimi nuk shënoi të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.Vetë ish-kryekomunari Burgaj në një prononcim për mediat, shigjetoi eksponentë të së majtës në Malësi të Madhe si të lidhur me këtë shpërthim, të cilët drejtohen tha ai nga deputeti Paulin Sterkaj.Burgaj: “Këto janë gjeste të pastra politike, këtu është loja e bandave të pushtetit nën dirigjimin e  deputetit të famshëm Paulin Stërkaj. Është vetëm fillimi. Zoti. Stërkaj jo, por bandat e tij që merren me të dhe janë marrë në fushatën elektorale të 21 qershorit. Sulmi vjen se jemi përfshirë në fushatë të PD dhe ishim kundër tyre”.Asim Burgaj përveçse ka drejtuar për disa vite komunën Gruemirë nën siglën e Partisë Demokratike, ai është edhe një nga funksionarët e lartë të kësaj force politike në Malësi të Madhe.Reagimi i PD, dënon me forcë sulmin kriminal ndaj Arsim BurgajtPartia Demokratike dënon më forcë sulmin kriminal ndaj qytetarit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike në Gruemirë, Arsim Burgaj.Prona e Burgajt është shkatërruar me tritol nga një sulm me motive politike, prapa të cilit qendron deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka pasur dhe ka garancinë e Edi Ramës për të gjithë sulmet që kryen në Malësi të Madhe ndaj kundërshtarëve politikë.Burgaj ishte angazhuar në fushatën e fundit për zgjedhjet vendore, dhe ishte në listën e deputetit Sterkaj për t’u goditur.Siç goditi me armë kreun e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. Po ky person, ky bandit me imunitetin e Edi Ramës, që nuk u ndëshkua për krimin e parë që bëri në zgjedhjet vendore, ka sërish dorë në sulmet dhe goditjet e mbështetësve të Partisë Demokratike.Këto akte të rënda, janë grahmat e fundit të këtij regjimi kriminal, me banditët e veshur me pushtet, dhe me garancinë që u jep Edi Rama në çdo cep te vendit. [caption id="attachment_575356" align="alignnone" width="640"]dyqani ku ndodhi shperthimi Ne foto : Dyqani ku ndodhi shperthimi ne Vrake[/caption][caption id="attachment_575359" align="alignnone" width="640"]shperthimi malesi e madhe1 Ne foto : Dyqani ku ndodhi shperthimi ne Vrake[/caption][caption id="attachment_575361" align="alignnone" width="640"]shperthimi malesi e madhe. Ne foto : Dyqani ku ndodhi shperthimi ne Vrake[/caption][caption id="attachment_575362" align="alignnone" width="640"]policia malesi Ne foto : Makinat e policise ne Malesi te Madhe[/caption] /Oranews.tv/