Rama mbledh ministrat e deputetë në PS më pas takon Metën, Basha me deputetët në PD
Shefi i qeverisë Edi Rama dhe ai i opozitës Lulzim Basha zhvilluan sot takime me deputetë të grupeve parlamentare përkatëse, vetëm pak orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.Rreth orës 08:00, Rama mblodhi në selinë e PS një grup deputetësh dhe ministrash, me të cilët zhvilloi një takim për gati një orë.Ora News filmoi momentin kur ministrat Blendi Klosi, Lindita Nikolla, Ditmir Bushati dhe Saimir Tahiri kanë dalë nga selia e PS-së. Të pranishëm në takim ka qenë edhe deputeti Koço Kokëdhima dhe kryetari i grupit të PS-së Gramoz Ruçi. (Video lart)Më pas Rama është drejtuar nga kryesia e Kuvendit për të zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi përfundoi rreth orës 09: 50 minuta.Në qendër të diskutimeve mendohet të ketë qenë pikërisht qëndrimi që do të mbajnë deputetët socialistë në raport me kolegun e tyre Armando Prenga, ku pritet të jepet autorizimi për arrestimin e tij.Pas tij edhe kreu i demokratëve Basha mblodhi grupin parlamentar.Nderkohe po në 09:30 është mbledhur edhe Konferenca e Kryetareve, për të vijuar më pas në orën 10:00 me seancën në Kuvend.Temë e debateve të sotme në Kuvend pritet të jenë dhe akuzat e PD-së për lidhjet e ministrit Tahiri me trafikun e drogës. Si provë për këtë PD publikoi dje intervistën e ish shefit të antidrogës së Fierit Dritan Zagani.[caption id="attachment_575312" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ministrat Bushati, Klosi dhe Nikolla si dhe deputeti Kokëdhima lënë selinë PS, 7 shtator 2015[/caption][caption id="attachment_575311" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ministri Tahiri duke dale nga selia PS , 7 shtator 2015[/caption]