Trafiku i drogës nga ajri Shqipëri- Itali, bllokohet një tjetër avion

Një tjetër sasi droge që vinte nga Shqipëria është kapur nga policia italiane. Droga u gjet e fshehur në një avion që ishte nisur nga Lece drejt Torinos ndërsa janë arrestuar edhe 4 shtetas dy prej të cilëve shqiptarë.  Bllokohet avioni.  Në qershor transportoi 80 kg drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Në 1 shtator dështoi transportimi i 120 kg drogë.Hetimet e e seksionit Antidrogë të Policisë së Torinos ndaj një grupi kriminal që merrej me importimin në sasi të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, kanë zbuluar teknikën e vecantë kriminale të përdorur për futjen e lëndës narkotike.

"Kishin ideuar një strategji të veçantë për t'i shpëtuar kontrollit kufitar; përdorimin e një avioni të vogël që udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë" thuhet në deklaratën për shtyp të Policisë së shtetit italian që mban datën 7 shtator 2015.

Grupi kriminal ishte i përbërë nga shumë anëtarë e origjinë italiane e shqiptare të njohur nga forcat e rendit me akuza të mëparshme në krime të rënda.Avioni i modifikuar per transportimin e drogës- Për importimin e drogës përdorej një avion i tipit të lehtë i modelit "Dynamic". Avioni ishte modifikuar në brendësi të tij për të lehtësuar ngarkesën dhe për të lejuar transportimin e sasive sa më të mëdha të marijuanës. Avionit i ishte hequr sedilja mbrapa.Një person siguronte drogën në Shqipëri- Grupi kriminal kishte një aktor kryesor veprimi në Shqipëri, detyra e të cilit ishte sigurimi  dhe transportimi i lëndës narkotike drejt një piste të përshtatshme nga ku do niste fluturimin avioni.Nisja nga aeroporti turistik te Vercellit  "Sipas marrëveshjeve telefonike nga Italia nisej "avioni korrier" nga pista e fluturimit në Grattinara ( në provincëne Torinos) drejt vëndit të panjohur në Shqipëri, me një ndalesë teknike në provincën e Lecces. Në këtë mënyrë brenda pak kohe ngarkesa e madhe me lëndë narkotike mbërrinte në rajonin e Piemontes për t'u shitur më pas me pakicë në territoret e Torinos, Vecellit e Biellës" thuhet në deklaratën e policisë italiane.Në qershor avioni transportoi 80 kg droge, me 1 shtator do transportonte 120 kg -"Pas një tentative të parë, grupi kriminal kishte realizuar importimin e 80 kg lëndë narkotike gjatë ditëve të para të muajit qershor.  Më 1 shtator ishte planifikuar improtimin i n jë sasie të madhe marijuanë rreth 120 kg, por pa sukses për shkak të një motivi të paparashikuar në pistën në provincën e Lecces." Të arrestuarit janë:1.Maksim Llanaj, datëlindja 19782.Fitor Alliaj i njohur me nofkën “Vito”, datëlindja 19723. Pasquale D’Ambrosio Pasquale, datëlidja 19574. Rosario Campisi, datëlindja 1955Avioni ne pronësi të italianit- Policia italiane me qëllim ndërprerjen e trafikut ilegal të lëndëve narkotike në bashkëpunim me sektorin e fluturimit të Milanos e departamentin antikrim të Torinos si dhe me ndihmë e një helikopteri e Policisë së shtetit ndaluan e bllokuan në aeroportin e Gattinaras avionin e ardhur nga Puglia duke arrestuar dy persona shqiptarin Maksim Llanaj 37 vjec, italiainin Pasquale D'Ambrosion 58 vjec.  Të dy janë përgjegjës për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të drogës.Qytetarit italian u sekuestrua dhe avioni i tij i tipit "Dynamic" i cili fluturonte ne kuota të ulëta për të evituar kontrollet ajrore. Pas tre ditë hetimesh u gjetën elementë e prova për arrrestimin e dy personave të tjerë për të njëjtën vepër penale shqiptarin Fitor Alliaj 40 vjec e Rosaio Campisi 60 vjec.Udhetimi kushtonte 500 euro, droga 250 mije - Gjatë fluturimeve të tij drejt provincës së Leçes, ku bënte ndalesën për furnizimin me karburant, piloti shmangte kalimin mbi zonat e banuara, diçka e pazakontë kjo për të apasionuarit pas avionëve. Çdo udhëtim për në Shqipëri i kushtonte gati 500 euro por, sipas vlerësimeve të hetuesve, arrinte të transportonte marijuanë që i kalonte 250 mijë euro” shkruan Repubblica.it në shkrimin me titull “Droga nga Shqipëria mbërrinte në Gattinara  me avion te vogël.Hetimet janë koordiuara nga Prokurori Antonio Rinaudo i Prokurorisë së Torinos i cili ka zyrtarizuar vendimin për ndalimi e personave të arrestur.Hetimet vazhdojnë ende për evidentimin e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal si në Itali ashtu dhe në Shqipëri.[caption id="attachment_575406" align="alignnone" width="600"]foto e arrestimit_ Momenti i arrestimit[/caption][caption id="attachment_575366" align="alignnone" width="550"]Avioni me droge Ne foto: Avioni i sekuestruar nga policia italiane[/caption][caption id="attachment_575367" align="alignnone" width="550"]Avioni me droge Ne foto: Avioni i sekuestruar nga policia italiane[/caption][caption id="attachment_575368" align="alignnone" width="550"]Avioni me droge Ne foto: Avioni i sekuestruar nga policia italiane[/caption]deee [caption id="attachment_575321" align="alignnone" width="718"]Komuna Gattinara në provincën e Vercellit‏ Komuna Gattinara në provincën e Vercellit‏[/caption]234Tahiri: Avioni u nis nga Torino në LeçeLexo me shumeMe 26 gusht u sekuestrua nje tjetër avion, trafikonte droge Vlore- Brindizi /Oranews.tv/